E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnimi i komisionerëve, nis faza e dytë

Autori i Lajmit: red.
Ka nisur që dje faza e dytë e trajnimit të komisionerëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Pas trajnimit të parë të gjithë komisionerët e 66 KZAZ-ve kanë nisur të marrin dje dhe sot udhëzimet e tjera lidhur me mënyrën se si do të administrohen materialet gjatë këtij procesi dhe gjithë procedurat e tjera të nevojshme. Por ndërkohë vazhdon dhe shqetësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me mungesën e anëtarëve të KZAZ-ve por dhe Komisioneve të Qendrave të Votimit. Mungesa e tyre në takimet trajnuese apo zëvendësimi i tyre duke sjellë persona të rinj, të patrajtuar është konsideruar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani si një problem shumë serioz. Pak ditë më parë ai e ka ngritur këtë problem edhe gjatë një mbledhje të Komisionit ku është diskutuar dhe debatuar gjatë mes anëtarëve. Ristani i ka bërë thirrjes PS-së, të disiplinojë komisionerët e saj, te cilët më të paktën 12 KZAZ, sipas tij kanë bllokuar punën. Ndërkohë që kritikat nuk kanë munguar as për partitë e tjera politike të cilat kanë një sërë problemesh me përfaqësuesit e tyre në KZAZ. Ristani tha se të gjitha partitë politike nuk e kanë zbatuar ligjin dhe kanë shkelur afatet lidhur me emërimin e këtyre anëtarëve të KZAZ-ve por edhe të Komisioneve të Qendrave të votimit. Ky shqetësim është pranuar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit edhe pse anëtarët opozitarë në KQZ kanë vënë theksin tek parregullsia e përcjelljes së informacionit nga vetë administrata e KQZ-së.

Ky lajm është publikuar: 15/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›