Berisha viziton maketet Te pasurojme Tiranen me vlera artistike
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kryebashkiaku Basha, ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe Neritan Ceka viziton maketet për 100 vjetorin e Pavarësisë në Galerinë e Arteve. Maketet e 60 skulptorëve vendas dhe të huaj për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë janë të ekspozuara në Galerinë e Arteve.
Kryeministri Berisha duke e vlerësuar të suksesshëm konkursin e zhvilluar nga Ministria e Kulturës dhe Galeria e Arteve u shpreh se ka vështirësi serioze në përzgjedhjen e këtyre veprave të këtyre artistëve të mëdhenj shqiptarë dhe europianë, të cilat frymëzohen nga simboli i flamurit shqiponja dykrenore.
“Ky është konkursi me pjesëmarrjen më të gjerë, mbi 60 skulptorë kanë sjellë bocete, makete për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Të gjitha këto janë larmi e madhe diversitetesh, por bashkohem me idenë e qendrëses së shqiptarëve, frymëzohen nga simboli i flamurit, shqiponja dy krenare e cila është në dhjetëra forma, por mbizotëron në të gjitha bocetet si ide qendrore”- u shpreh Berisha
Ndërkaq kryeministri duke vlerësuar jurinë, e cila do të përzgjedhë maketin fitues, tha se kryebashkiaku ka një shans të madh të përzgjedhjes së këtyre veprave për të pasuruar Tiranën me vlera artistike, që i mungojnë dhe një avantazh të madh për kryeqytetin
“Juria është e përbërë nga artistë me reputacion botëror të huaj dhe të vendit dhe Tirana do të ketë një monument për 100 vjetorin e Pavarësisë. Kryetari i bashkisë ka një shans të madh të përzgjedhjes së këtyre veprave për të pasuruar Tiranën me vlera artistike, që i mungojnë, ndaj dhe vlerësoj se ky proces përbën një avantazh të madh për kryeqytetin”-deklaroi kryeministri.
Ai gjithashtu garantoi se do të mbështesë Bashkinë e Tiranës edhe në aspektin kulturor, për ta sjellë atë gjithnjë e më afër me simotrat e saj evropiane.