E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton tempullin e Nanshasë si dhe mrekullinë industriale të Shenzhenit

Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë përpara statujës së Budës mesazhin e shpresës dhe të suksesit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që në qytetin e Shenzhenit ka shfrytëzuar rastin për të ftuar biznesmenët e kontinentit që të sjellin edhe në Shqipëri mrekullinë e madhe të zhvillimit që shihet në këtë pol industrial të Azisë


Në vijim të vizitës zyrtare në Kinë, Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Shenzhenit, Xu Zongheng. Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në Forumin Ekonomik BOAO dhe për vizitën në këtë qytet. Duke i vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve si shumë miqësore, Zongheng tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut të çmuar që Kina të marrë përfaqësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Qyteti i Shenzhenit është një qytet i ri dhe para 29 vitesh ishte vetëm 3 km katrorë shtrirje me popullsi 20 mijë banorë, ndërsa tani shtrihet në 763 mijë km katrorë dhe popullsia ka mbërritur në 8.76 milionë banorë, me një GDP prej 770 miliardë Yuan dhe me të ardhura për frymë rreth 13 mijë dollarë. Zhenzheni zë vendin e dytë në Kinë për nga fuqia ekonomike, pas Hong Kongut, duke lënë pas Shangain dhe Pekinin. Ky qytet ka industri të zhvilluar në teknologji, e cila zë 59 % të industrisë së qytetit. Gjithashtu Zhenzheni në tregtinë e jashtme ka një volum prej 300 miliardë dollarësh në vitin 2008, e cila zë 1.6 % të gjithë tregtisë së jashtme së Kinës dhe me eksporte prej 179.1 miliardë dollarë që nënkupton 12.7 % e tregtisë së jashtme të gjithë Kinës. Zhenzheni ka gjithashtu portin e katërt më të madh në botë dhe një industri shumë të zhvilluar financiare. Në këtë qytet ndodhen rreth 180 institucione financiare dhe në këtë aspekt është qyteti i parë në Kinë. Kryebashkiaku Zongheng u shpreh se Shenzheni nuk është vetëm qyteti i industrisë, por ka arritur rezultate të rëndësishme edhe në turizëm dhe kulturë, në industrinë e informacionit, në arsim, shëndetësi, urbanistikë, sport etj. Shenzheni ka marrë çmime ndërkombëtare nga organizata prestigjioze botërore si qyteti më i civilizuar në Kinë si dhe është renditur në listën ndërkombëtare në konkurrencë me 500 qytetet më të mira të botës. Ky është një çmim i akorduar nga UNESCO në dhjetor të 2008, një çmim që më parë e kanë marrë qytetet prestigjioze si Berlini, Firence, Dubrovniku etj. Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit tha se kishte marrë informacione për zhvillimin e madh ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit dhe shprehu kënaqësinë që ajo të vazhdojë në këtë rrugë. Nga ana e tij Kryeministri Berisha pasi falënderoi Kryebashkiakun Zongheng për mikpritjen u shpreh se ndihej shumë i nderuar që ndodhej në këtë vizitë në Shenzhen. Duke iu referuar pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të BOAO-s me ftesë të kryeministrit kinez, Ëen Jia Bao, Kryeministri Berisha theksoi se pati kënaqësinë të konstatojë përpjekje serioze nga Kryeministri Jia Bao dhe pjesëtarët e tjerë të forumit për t`i dhënë një përgjigje problemeve ekonomike dhe financiare botërore. Azia në tërësi, u shpreh Kryeministri, dhe Republika Popullore e Kinës në veçanti kanë një rol nga më kryesorët për arritjen e zgjidhjeve ekonomike që do t`i japin përgjigje kësaj krize ekonomike. “Ndoqa me shumë interes idetë e Kryeministrit Ëen Jia Bao për daljen nga kriza, ide të cilat pata rastin t`i dëgjoj edhe në Forumin e Davosit. Programi konkret i Kryeministrit Jia Bao për të luftuar krizën si dhe optimizmi i ekonomisë kineze japin shpresa të mëdha për tejkalimin e kësaj situate. Pas mbledhjes së G20 në Londër Forumi i BOAO-s ishte përpjekja e dytë serioze ndërkombëtare për të zgjidhur problemet aktuale financiare dhe ekonomike botërore”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri tha se ka vizituar disa herë Republikën Popullore të Kinës, por është hera e parë që viziton qytetin e Shenzhenit. Kisha lexuar për këtë qytet, u shpreh Kryeministri, dhe kam një kënaqësi shumë të madhe që jam sot këtu. “Shenzheni përfaqëson një mrekulli të madhe njerëzore. Asnjë vend nuk ka realizuar në 30 vjet këto arritje ekonomike dhe sociale që ka arritur qyteti i Shenzhenit. Miqtë e Kinës ndër të cilët edhe unë kanë lexuar shumë për Shangain si qendra më e madhe ekonomike në Kinë. Ju sot sapo më informuat që në shumë aspekte ju e keni kaluar Shangain dhe se Shenzheni është qyteti i dytë më i fuqishëm ekonomik në Kinë pas Hong Kongut. Nëse dje për Shangain thuhej që është një e kaluar e madhe dhe një e ardhme e madhe, sot Shenzheni provon që e ardhmja do të jetë akoma dhe më e madhe”, vlerësoi Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri vleresoi se Kina përfaqëson një histori të madhe zhvillimi. “Unë sot vizitova kompaninë Huaëei një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë dhe sot pasdite do të vizitoj qendrën informatike dhe kompaninë ZTE, por më bëri përshtypje në këtë qytet standardet më të mira urbanistike dhe të mjedisit që keni arritur. Shenzheni është një qytet që ka respektuar shumë qytetarin. Ky qytet është bërë i

famshëm për teknologjinë e lartë, por është i rëndësishëm edhe zhvillimi kulturor dhe mjedisor”, tha Kryeministri Berisha. Duke iu referuar vizitës në tempullin budist, Kryeministri Berisha theksoi se aty gjeti statujën më të mrekullueshëm të Budës që kishte gjetur ndonjëherë dhe evidentoi faktin se kjo statujë ishte ndërtuar nga një artist nga Shenzheni. “Jam i impresionuar nga përpjekjet për konsolidimin e qytetërimit të madh kinez”, u shpreh Kryeministri. Në frymën e bashkëpunimit të thellë, vijoi Kryeministri Berisha, populli shqiptar ushqen ndjenja thellësisht miqësore ndaj Kinës duke nënvizuar se qeveria popullore e Kinës i ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar Shqipërisë. Më tej Kryeministri Berisha prezantoi disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në përpjekje për të inkurajuar zhvillimin e ekonomisë në vend. Në këtë kontekst tha Kryeministri, kemi krijuar një klimë shumë të favorshme biznesi dhe Shqipëria është aktualisht vendi me taksat më të ulëta në Europë. “Kemi ndërmarrë reforma për eliminimin e burokracive në regjistrimin e biznesit, ndërkohë që kemi vendosur shërbimin elektronik në dogana, në tatime dhe në prokurimin publik. Kemi luftuar pa kompromis korrupsionin dhe kjo luftë ka dhënë rezultate shumë të mira”, tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri theksoi se qeveria ka rritur çdo vit të ardhurat dhe ka dyfishuar investimet për arsimin. Megjithë krizën ndërkombëtare, tha Kryeministri Berisha, Shqipëria pritet që këtë vit të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europë. “Shqipëria është një vend mik dhe sipërmarrësit kinezë janë të mirëpritur të investojnë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë lehtësirat për ta shndërruar çdo investim të tyre në histori suksesi”, u tha Kryeministri Berisha. Më tej Kryeministri vlerësoi se Shqipëria paraqet potenciale shumë të mëdha për investitorët kinezë. Ne, vijoi Kryeministri, jemi një vend që përveç barrës më të ulët fiskale në Europë, jemi në qendër të Europës dhe kemi një pozicion të lakmueshëm nga ana gjeografike, një vend me taksa shumë të ulëta dhe kemi fuqi punëtore të lirë. “Ne si qeveri jemi të gatshëm të krijojmë parqe industriale, do të ndihmojmë përpjekjet për manifakturën, parqe industriale teknologjike, të cilat do të jenë të dobishme pasi popullsia shqiptare është e re në moshë dhe e mirë-arsimuar”, vlerësoi Kryeministri. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha ftoi Kryetarin e Bashkisë së Shenzhenit së bashku me një grup biznesmenësh për një vizitë në Shqipëri, vizitë të cilën z. Zongheng e pranoi me kënaqësi duke deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në Shenzhen ka patur një interesim të madh të mediave kineze. Takimi është pasqyruar në edicionet e lajmeve të stacionit kinez CCTV dhe Kryeministri Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe të Shenzheni“Shenzhen Daily Neës”. Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit, për nder të Kryeministrit Berisha ka shtruar një drekë të shoqëruar me muzikë tradicionale shqiptare e të zbukuruar me kurorat me lule, të cilat përdoren si shenjë respekti dhe nderimi sipas traditës vendase.


Kryeministri Berisha vizitoi tempullin Budist të Nanshasë 


Më herët, Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë, me ftesë të Kryeministrit kinez, Ëen Jiabao, zhvilloi një vizitë në tempullin Buddhist të Nanshasë. Pas kësaj vizite Kryeministri Berisha, në një prononcim për mediat u shpreh: “Kjo është pjesa turistike e pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Aziatik të Boaos, një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike në botë, ku unë erdha me ftesë të organizatorëve të forumit dhe të Kryeministrit Ëen Jiabao. Shfrytëzoj rastin për t’i shprehur Kryeministrit Ëen Jiabao mirënjohjen më të thellë për mundësinë që m’u krijua për të marrë pjesë në këtë Forum shumë të rëndësishëm. Gjatë darkës me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Ëen Jiabao, shkëmbyem pikëpamje lidhur me zhvillimet botërore veçanërisht në fushën ekonomike dhe financiare. Siç dihet unë pasnesër nis vizitën time zyrtare në Pekin, ku do të zhvilloj bisedime zyrtare me Presidentin Hu Jintao dhe Kryeministrin Ëen Jiabao. Por edhe gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi një spektër të gjerë problemesh me interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Forum, nga diskutimet spikati një vendosmëri e madhe e vendeve të fuqishme të Azisë si Kina, Japonia etj për të dalë nga kriza. Kina parashikon të ketë një rritje të konsiderueshme këtë vit, ka mbyllur tremujorin e parë me një rritje më të madhe se sa në tremujorin e kaluar, pra mbi 6.5 %. Dhe Kryeministri Ëen Jiabao, me planin që paraqiti shprehu optimizëm për një kthesë serioze në ekonominë kineze, e cila pa diskutim ka një ndikim të pamohueshëm në ekonominë globale. Gjate qëndrimit tim bisedova me kryeministrat e Pakistanit, Zelandës se Re, Kazakistanit, Guvernatorin e Hong Kongut dhe një seri personalitetesh të tjera të biznesit ndërkombëtar, të pranishëm në Forum, me të cilët diskutuam për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet ekonomike, për krizën financiare botërore, pra pata diskutime shumë të frytshme. Pas Forumit, ne udhëtim për në Shenzhen, unë u ndala në këtë tempull që përben një mrekulli të kohës sonë, Budda i cili është edhe udhëheqësi hyjnor, zoti i besimit budist, i ndërtuar me një mjeshtri të rrallë, i derdhur me flori të cilësisë më të lartë dhe stolisur me gurë te çmuar, siç e shihni rrezaton në të gjitha aspektet mirësi, optimizëm, besim dhe shpresë. Pra, pamë Buddën gjigand që dilte nga deti si zot i tij dhe këtu tani shohim Buddën i cili përfaqëson edhe statujën më të lartë të florinjtë në Botë. Kjo është një skulpturë e re e vitit 1995, vepër e një skulptori të madh të Shenzhenit, e sjellë këtu në këtë tempull të ri, park i vlerave të mëdha shpirtërore budiste

, dëshmi e një Kine që respekton dhe zhvillon vlerat e saj tradicionale të Buddizmit dhe vlerat e mëdha kulturore


Pyetje: U lutët për zgjedhjet zoti Kryeministër?


Berisha: Buddha është për ne simbol i mbarësisë, natyrisht u luta jo vetëm për zgjedhjet por në tërësi, është Zoti i një besimi që ndjell mbarësi, mirëkuptim, tolerancë dhe unë pata shumë kënaqësi për këto momente që kalova në këtë tempull, ndër më mbresëlënësit që kam vizituar në jetën time. Do të rikthehem këtu të vizitoj si turist këtë tempull.


Kryeministri berisha takohet me kreun e bashkisë së Shenzhenit


Në vijim të vizitës zyrtare në Kinë,  Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Shenzhenit, Xu Zongheng. 


Kryetari i Bashkisë së  Shenzhenit i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në Forumin Ekonomik BOAO dhe për vizitën në këtë qytet.   


Duke i vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve si shumë miqësore, Zongheng tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut të çmuar që Kina të marrë përfaqësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 


Qyteti i Shenzhenit është një qytet i ri dhe para 29 vitesh ishte vetëm 3 km katrorë shtrirje me popullsi 20 mijë banorë, ndërsa tani shtrihet në 763 mijë km katrorë dhe popullsia ka mbërritur në 8.76 milionë banorë,  me një GDP prej 770 miliardë Yuan dhe me të ardhura për frymë rreth 13 mijë dollarë. Zhenzheni zë vendin e dytë në Kinë për nga fuqia ekonomike, pas Hong Kongut,  duke lënë pas Shangain dhe Pekinin. Ky qytet ka industri të zhvilluar në teknologji , e cila zë 59 % të industrisë së qytetit. Gjithashtu Zhenzheni në tregtinë e jashtme  ka një volum prej 300 miliardë dollarësh në vitin 2008, e cila zë 1.6 % të gjithë tregtisë së jashtme së Kinës  dhe me eksporte prej 179.1 miliardë dollarë që nënkupton 12.7 % e tregtisë së jashtme të gjithë Kinës. Zhenzheni ka gjithashtu portin e katërt më të madh në botë dhe një industri shumë të zhvilluar financiare. Në këtë qytet ndodhen rreth 180 institucione financiare dhe në këtë aspekt është qyteti i parë në Kinë.


Kryebashkiaku Zongheng u shpreh se Shenzheni nuk është vetëm qyteti i industrisë, por ka arritur rezultate të rëndësishme edhe në turizëm dhe kulturë ,në industrinë e informacionit, në arsim, shëndetësi, urbanistikë, sport etj. 


Shenzheni ka marrë çmime ndërkombëtare nga organizata prestigjioze botërore si qyteti më i civilizuar në Kinë si dhe është renditur në listën ndërkombëtare në konkurrencë me 500 qytetet më të mira të botës. Ky është një çmim i akorduar nga UNESCO në dhjetor të 2008, një çmim që më parë e kanë marrë qytetet prestigjioze si Berlini, Firence, Dubrovniku etj. 


Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit tha se kishte marrë informacione për zhvillimin e madh ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit dhe shprehu kënaqësinë që ajo të vazhdojë në këtë rrugë. 


Nga ana e tij Kryeministri Berisha pasi falënderoi Kryebashkiakun Zongheng për mikpritjen u shpreh se ndihej shumë i nderuar që ndodhej në këtë vizitë në Shenzhen.   


Duke iu referuar pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të BOAO-s me ftesë të kryeministrit kinez, Wen Jia Bao, Kryeministri Berisha theksoi se pati kënaqësinë të konstatojë përpjekje serioze nga Kryeministri  Jia Bao dhe pjesëtarët e tjerë të forumit për t`i dhënë një përgjigje problemeve ekonomike dhe financiare botërore.    


Azia në tërësi, u shpreh Kryeministri, dhe Republika Popullore e Kinës në veçanti kanë një rol nga më kryesorët për arritjen e zgjidhjeve ekonomike që do t`i japin përgjigje kësaj krize ekonomike. 


“Ndoqa me shumë interes idetë e Kryeministrit Wen Jia Bao për daljen nga kriza, ide të cilat pata rastin t`i dëgjoj edhe në Forumin e Davosit. Programi konkret i Kryeministrit Jia Bao për të luftuar krizën si dhe optimizmi i ekonomisë kineze japin shpresa të mëdha për tejkalimin e kësaj situate. Pas mbledhjes së G20 në Londër Forumi i BOAO-s ishte përpjekja e dytë serioze ndërkombëtare për të zgjidhur problemet aktuale financiare dhe ekonomike botërore”, u shpreh Kryeministri Berisha.  


Kryeministri tha se ka vizituar disa herë Republikën Popullore të Kinës, por është hera e parë që viziton qytetin e Shenzhenit. 


Kisha lexuar për këtë qytet, u shpreh Kryeministri, dhe kam një kënaqësi shumë të madhe që jam sot këtu.  “Shenzheni përfaqëson një mrekulli të madhe njerëzore. Asnjë vend nuk ka realizuar në 30 vjet këto arritje ekonomike dhe sociale që ka arritur qyteti i Shenzhenit. Miqtë e Kinës ndër të cilët edhe unë kanë lexuar shumë për Shangain si qendra më e madhe ekonomike në Kinë. Ju sot sapo më informuat që në shumë aspekte ju e keni kaluar Shangain  dhe se Shenzheni është qyteti i dytë më i fuqishëm ekonomik në Kinë pas Hong Kongut. Nëse dje për Shangain thuhej që është një e kaluar e madhe dhe një e ardhme e madhe, sot Shenzheni provon që e ardhmja do të jetë akoma dhe më e madhe”, vlerësoi Kryeministri Berisha. 


Gjithashtu Kryeministri vleresoi se Kina përfaqëson një histori të madhe zhvillimi.


“Unë sot vizitova kompaninë Huawei një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë dhe sot pasdite do të vizitoj qendrën informatike dhe kompaninë ZTE, por më bëri përshtypje në këtë qytet standardet më të mira urbanistike dhe të mjedisit që keni arritur. Shenzheni është një qytet që ka respektuar shumë qytetarin. Ky qytet është bërë i famshëm për teknologjinë e lartë, por është i rëndësishëm edhe zhvillimi kulturor dhe mjedisor”, tha Kryeministri Berisha. 


Duke iu referuar vizitës në tempullin budist, Kryeministri Berisha theksoi se aty gjeti statujën më të mrekullueshëm të Budës që kishte gjetur ndonjëherë dhe evidentoi faktin se kjo statujë ishte ndërtuar nga një artist nga Shenzheni. “Jam i impresionuar nga përpjekjet për konsolidimin e qytetërimit të madh kinez”, u shpreh Kryeministri.  


Në frymën e bashkëpunimit të thellë, vijoi Kryeministri Berisha, populli shqiptar ushqen ndjenja thellësisht miqësore ndaj Kinës duke nënvizuar se qeveria popullore e Kinës i ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar Shqipërisë. 


Më tej Kryeministri Berisha prezantoi disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në përpjekje për të inkurajuar zhvillimin e ekonomisë në vend.  Në këtë kontekst tha Kryeministri, kemi krijuar një klimë shumë të favorshme biznesi dhe Shqipëria është aktualisht vendi me taksat më të ulëta në Europë.       


“Kemi ndërmarrë reforma për eliminimin e burokracive në regjistrimin e biznesit, ndërkohë që kemi vendosur shërbimin elektronik në dogana, në tatime dhe në prokurimin publik. Kemi luftuar pa kompromis korrupsionin dhe kjo luftë ka dhënë rezultate shumë të mira”, tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri theksoi se qeveria ka rritur çdo vit të ardhurat dhe ka dyfishuar investimet për arsimin.  Megjithë krizën ndërkombëtare, tha Kryeministri Berisha, Shqipëria pritet që këtë vit të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europë. 


“Shqipëria është një vend mik dhe sipërmarrësit kinezë janë të mirëpritur të investojnë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë lehtësirat për ta shndërruar çdo investim të tyre në histori suksesi”, u tha Kryeministri Berisha. 


Më tej Kryeministri vlerësoi se Shqipëria paraqet potenciale shumë të mëdha për investitorët kinezë. Ne, vijoi Kryeministri, jemi një vend që përveç  barrës më të ulët fiskale në Europë, jemi në qendër të Europës dhe kemi një pozicion të lakmueshëm nga ana gjeografike, një vend me taksa shumë të ulëta dhe kemi fuqi punëtore të lirë. “Ne si qeveri jemi të gatshëm të krijojmë parqe industriale, do të ndihmojmë përpjekjet për manifakturën , parqe industriale teknologjike, të cilat do të jenë të dobishme pasi popullsia shqiptare është e re në moshë dhe e mirë-arsimuar”, vlerësoi Kryeministri.


Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha ftoi Kryetarin e Bashkisë së Shenzhenit së bashku me një grup biznesmenësh për një vizitë në Shqipëri, vizitë të cilën z. Zongheng e pranoi me kënaqësi duke deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.          


Gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në Shenzhen ka patur një interesim të madh të mediave kineze. Takimi është pasqyruar në edicionet e lajmeve të stacionit kinez CCTV dhe Kryeministri Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe të Shenzheni “Shenzhen Daily News”.


Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit, për nder të Kryeministrit Berisha ka shtruar një drekë të shoqëruar me muzikë tradicionale shqiptare e të zbukuruar me kurorat me lule, të cilat përdoren si shenjë respekti dhe nderimi sipas traditës vendase.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›