E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet “agjencia”, seks me pagesë për klientët VIP

 

Agjentët e Sektorit të Antitrafiqeve zbuluan një agjenci të mirëfilltë të tregtisë së seksit në Tiranë. Sekseri i klientëve VIP, si dhe taksisti që dërgonte prostitutën në hotele sipas porosisë, ranë në pranga. Vajza që shfrytëzohej prej të paktën tetë muajve për prostitucion, u ndalua nga policia dhe pas marrjes së dëshmive të saj, u dërgua në një qendër rehabilitimi. Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, konfirmuan dje arrestimin e 18-vjeçarit, Marjo Manopulli, i akuzuar si sekseri i “agjencisë”. Policia arrestoi më pas edhe Altin Dajçin, 37 vjeç, për shkak se ishte implikuar në shfrytëzimin seksual të vajzës. E dëmtuara mësohet se është një 24-vjeçare, me iniciale A.D, banuese në Tiranë. Prej më se tetë muajsh ajo ishte kthyer në “parajsën e natës” për dhjetëra klientë VIP, njerëz të botës së biznesit dhe shtetas të huaj me funksione të rëndësishme në Tiranë.
Agjencia e seksit
Në një kohë kur zyrtarët e lartë të policisë deklarojnë se shfrytëzimi seksual i vajzave ka ardhur gjithnjë e në rënie, në mes të Tiranës, është zbuluar një “agjenci” e mirëorganizuar në këtë aktivitet. Hetimet e policisë, sugjerojnë se roli i ndërmjetësit i përkiste Marjo Manopullit, 18 vjeç. Ai merrte kontaktin e parë me personat “e prirur” për të qenë klientë të vajzës 24-vjeçare. Adoleshenti falë shkathtësisë dhe imazhit të mirë të vajzës, ishte bërë aq i njohur saqë pjesa dërrmuese e klientëve të vajzës, i kishin numrin e telefonit. Me një bisedë telefonike, klientët VIP bënin pazarin duke kërkuar praninë e vajzës në motele apo hotele kryesisht në periferi të Tiranës, Dajt, rruga automobilistike në drejtim të Ndroqit madje edhe në banesa private. Pasi merrte porosinë, 18-vjeçari telefononte vajzën duke i saktësuar orarin e takimit me klientët si dhe faktin se lëvizja do të mundësohej nga taksisti Altin Dajçi. Ky i fundit mësohet se kundrejt pagesës, 2-fish më e lartë sesa për klientët e zakonshëm, shkonte dhe merrte vajzën sipas instruksioneve të dhëna nga ndërmjetësi 18-vjeçar Marjo Manopulli. Ky i fundit në shumicën e rasteve, ishte personi që merrte edhe pagesën e klientëve para se ata të takoheshin me vajzën 24-vjeçare, e dëmtuar nga shfrytëzimi seksual.
Klientët VIP
Burimet nga hetimi thonë se klientët që frekuentonin vajzën 24-vjeçare paguanin 150 euro për të kaluar një natë me të dëmtuarën. Në këtë pagesë, nuk përfshihej fatura e qëndrimit në motel, e cila mbulohej prej vetë klientëve. Niveli i frekuentuesve të vajzës ishte i tillë ndërsa edhe “çmimi” i vendosur nga dy të arrestuarit, nuk vihej në diskutim. Aktiviteti besohet që ka qenë fitimprurës për organizatorët e tij ndërsa vajza ishte e detyruar të takohej me 4-5 klientë në javë. Takimet e vajzës me njerëz të ndryshëm në të njëjtat motele, duket se kanë rënë në sy. Disa informatorë të policisë u treguan agjentëve gjithçka po ndodhte dhe më pas hetimi grumbulloi provat e mjaftueshme për arrestimin e organizatorëve të këtij aktiviteti. Një person i tretë, me rolin e organizatorit, dyshohet se është implikuar në këtë çështje ndërsa policia tha se ka gjetur të dhëna për identifikimin e tij.                       tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›