E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Berisha falet te Buda

 

adi shkembi

Kryeministri Berisha falet në tempullin e Budës për zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili teksa u pyet nga mediat pas vizitës në tempullin Budist të Nanshasë, pranoi që ndër të tjera u lut edhe për procesin elektoral. “Buda është për ne simbol i mbarësisë, natyrisht u luta jo vetëm për zgjedhjet por në tërësi, është Zoti i një besimi që ndjell mbarësi, mirëkuptim, tolerancë dhe unë pata shumë kënaqësi për këto momente që kalova në këtë tempull, ndër më mbresëlënësit, që kam vizituar në jetën time. Do të rikthehem këtu të vizitoj si turist këtë tempull”, u shpreh Berisha. Gjatë vizitës zyrtare në Kinë, kreu i ekzekutivit zhvilloi një vizitë në “Huawey Technologies”, një nga tre kompanitë ndërkombëtare më të mëdha të teknologjisë në botë. Presidenti i “Huaëay International”, Ly Ke u shpreh se Shqipëria zë një vend shumë të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të kompanisë Huaëay në Evropë. “Huaëay Albania” po zhvillon me shpejtësi rrjetet e komunikimit në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit me “Eagle Mobile”. Nga ana e tij kreu i qeverisë e siguroi Presidentin Ly Ke se ekzekutivi që ai kryeson do të ndërmarrë të gjitha masat për të lehtësuar dhe mundësuar zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomik në Shqipëri. Gjithashtu, kreu i qeverisë u takua me kryetarin e Bashkisë së qytetit të Shenzhenit, Xu Zongheng. “Kryetari i Bashkisë së Shenzhenit tha se kishte marrë informacione për zhvillimin e madh ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit dhe shprehu kënaqësinë, që ajo të vazhdojë në këtë rrugë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. Berisha u ndal edhe në parkun industrial të teknologjisë së lartë në këtë qytet i krijuar në vitin 1996, një nga gjashtë parqet më të mëdha në botë. Ky park është një zone ekonomike e krijuar nga qeveria rajonale e Shenzhenit në bashkëpunim me biznesin kinez dhe ndërkombëtar dhe në të janë përqendruar mbi 500 kompani, që merren me zhvillimin e produkteve të reja të teknologjisë së lartë si dhe krijon ndërveprim midis kompanive dhe 51 universiteteve të kërkimit shkencor më në zë në botë. “Qeveria ime ka krijuar lehtësirat më të mëdha për investimet kineze dhe do të vazhdojë të bëjë ç`është e mundur për të inkurajuar thellimin e këtyre investimeve në Shqipëri. Jam shumë i kënaqur që “Huaëei” e ka bërë Shqipërinë qendrën rajonale të kompanisë, sepse kjo tregon se kemi krijuar besimin e duhur për të zhvilluar më tej këto marrëdhënie”, theksoi Berisha. gjatë ditës së djeshme kreu i ekzekutivit vizitoi selinë qendrore të kompanisë ZTE një nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimet e telefonisë, telekomunikacionit dhe rrjeteve ndërlidhëse me xhiro vjetore prej 4 miliardë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›