E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vlerëson ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e ministrisë së Ekonomisë dhe ministrisë së Financave dhe administratën e tyre, për realizimin e privatizimeve të mëdha, duke bërë të mundur zbatimin e programit të qeverisë. Me këto privatizime të muajve të fundit, tha Kryeministri, arkëtohen në arkën e qytetarëve shqiptarë 250 milionë euro, duke garantuar se vlera e këtyre parave është shumë herë më e madhe, duke pasur  parasysh menaxhimin shumë herë më të mirë të këtyre korporatave dhe shmangien e korrupsionit në to. Gjithashtu, Kryeministri Berisha falënderoi ekipin e ministrisë së Financave, duke u shprehu se ky ekip ia ka dalë të konsolidojë në Shqipëri disiplinën fiskale, një nga disiplinat jetike në këtë vend. Pa këtë disiplinë fiskale, të gjitha projektet do të ishin të pamundura, pa rezultatet e kësaj disipline fiskale, nuk do të ishte ky besim që gëzon sot Shqipëria, pasi para së gjithash dhe mbi të gjitha bankat janë çështje besimi, sepse paraja është çështje besimi, u shpreh Kryeministri. Ministria e Financave ka dëshmuar rezultate të shkëlqyera të një disipline fiskale që vendi nuk e ka njohur ndonjëherë, ndaj dhe negocioi dhe konkludojë një kredi jashtëzakonisht të dobishme për zhvillimin ekonomik të vendit, u shpreh Kryeministri.          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›