Partia e Gjelbër: Sazan Guri kandidat për deputet në qarkun e Tiranës
Partia e Gjelbër prezantoi Sazan Gurin kandidatin e saj nga shoqëria civile në qarkun e Tiranës
Kryetari i Partisë së Gjelbër Edlir Petanaj, prezantoi në një takim me intelektualë dhe të rinjtë të qytetit të Tiranës, Kandidatin e Partisë së Gjelbër për Qarkun e Tiranës Sazan Gurin.
Gjatë fjalës së hapjes, kryetari Petanaj theksoi se E majta për integrim do të jetë koalicioni i fitores. Ai vijoi se z. Guri vjen nga shoqëria civile dhe ka një kontribut disa vjeçar në fushën
e mjedisit. Ne jo vetëm i kemi hapur listat tona për këto vlera të shoqërisë civile ambientaliste, por i kemi dhënë gjithë mbështetjen tonë që ky zë që sot proteston, reagon në media dhe publik të jetë zëri i Grupimit të Gjelbër nesër në Parlamentin Shqiptar, të jetë zëri i zgjidhjeve të probleme mjedisore, të cilat po kthehen në një kërcënim real për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, u shpreh Petanaj. Ai theksoi se mjedisi do të jetë prioritet i Qeverisë së ardhshme që do të dal nga ky koalicion pasi ky nuk është vetëm një detyrim për të sotmen por dhe për
gjeneratat e ardhshme. Petanaj bëri thirrje se është koha për të reaguar tani. Le të ndërtojmë së bashku Një Shqipëri të Gjelbër, Një Shqipëri me ajër të pastër ku prioritet të jetë cilësia e jetës. Një Shqipëri pa OMGJ. Një Shqipëri pa centrale nukleare dhe tece me qymyr. Nuk ka rrugë më të mire sesa vota për Partinë e Gjelbër për ta realizuar. Kandidati për deputet Sazan Guri pasi falenderoi për besimin dhe mbështetjen theksoi se mbas 29 Qershorit, ai do të jetë deputeti i Partisë së Gjelbër në Parlament.