Topalli-Librazhd: Tolerancë zero ndaj abuzuesve me postin
Kryetarja e Kvendit, ka deklaruar se qeveria nuk do të tolerojë asnjë abuzim me postin. Edhe pse nuk iu referua konkretisht skandalit Pango, gjatë një takimi me gratë në Librazhd ajo tha prerë se, të gjithë zyrtarët që abuzojnë, do të çohen para drejtësisë.
Shumë zyrtarëve, u treguam forcën e ligjit kur ata gabuan, u treguam derën e burgut kur ata abuzuan dhe kështu do të jetë për çdo spekulant të madh apo të vogël në cilindo pozicion që të gjendet theksoi ajo. Kryetarja e Kuvendit, gjatë takimit të zhvilluar me gratë e Librazhdit në kuadër të festave të 7-8 Marsit, duke vlerësuar rolin e kësaj shtrese të shoqërisë në ndryshimin e vendit, u ka bërë thirrje grave të angazhohen më tepër në politikë dhe organet vendimarrëse. Jemi krenarë për punën që kemi bërë, për sakrificën që çdo burrë e çdo grua, i ri apo i moshuar, ka bërë në të gjithë jetën e tij, por mbi të gjitha është sakrifica e gruas, është sakrifica e nënës, në të gjithë përkushtimin e saj, cilësoi Topalli. Kryeparlamentarja solli në vëmendje dhe shitjen e kompanisë Armo, një gropë e zezë korrupsioni me një çmim 13 herë më të lartë nga ajo që ishte planifikuar nga politika e re në thonjëza. Puna jonë është të zgjidhim problemet, detyra jonë është të qeverisim me sensin e përgjegjësisë. Ato që menduan se nuk e kishim seriozisht gabuam rëndë, tha Topalli, duke theksuar se koha ka ndryshuar për Shqipërinë, e cila në prill të këtij viti do të jetë anëtare me të drejta të plota të NATO.