E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: Gati listat e zgjedhësve

Listat e zgjedhësve ndodhet në Website- in e Ministrisë së Brendshme dhe pritet që këto ditë të publikohen pranë çdo njësie të qeverisjes vendore. Sipas zëvendësministrit Ferdinad Poni të gjithë qytetarët e interesuar tashmë kanë mundësinë që nëpërmjet kësaj faqeje të mund të gjejnë emrin e tyre me një klikim në listën e zgjedhësve në internet. Në listat e afishuara në këtë faqe, shtetasit do të mund të gjejnë adresën zgjedhore, qendrën e votimit ku do të votojnë si dhe njësinë përkatëse, mjafton të bëjnë disa veprime të thjeshta dhe të shpejta, falë edhe teknologjisë së përdorur. Të gjitha listat e gjeneruara, tashmë janë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, on- line apo në aplikimin elektronik që u është dërguar të gjitha njësive dhe presim që pas publikimit i tyre në datën 5 Mars të bëhet më pas njoftimi i shtetasve, po në format elektronik të standardeve të larta, u shpreh Poni. Sipas tij nxjerrja e listave në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme në kohë dhe kaq saktësisht është një ndihmë e madhe dhe një tjetër plotësim i standardeve të kërkuara nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet që shqiptarët i presin aq shumë të jenë të standardeve të larta, duke garantuar njëkohësisht se këto zgjedhje do të jenë të tilla, çka përbën edhe një hap tjetër drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat euro- atlantike. Në vazhdën e plotësimit hap pas hapi dhe në mënyrë të konsoliduar të infrastrukturës zgjedhore, Zv. ministri Poni u kërkoi me këtë rast edhe njësive vendore dhe të zgjedhurve vendorë që të bëjnë lajmërimin e shtetasve.  Por nga shqetësim për kryetarët e njësive bashkiake mbeten qytetarët, që nuk kanë adresa. Edhe pse po bëhen verifikime për këta persona, ata mbeten kontingjenti më problematik. Brenda një muaji, pra deri në datën 6 prill, të gjithë qytetarët do të njoftohen për qendrat e tyre të votimit, nga punonjësit e njësive vendore.    

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›