E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta : Buxheti i Qeverisë nuk dëmtohet nga ndihma për para dhe tetraplegjikët

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me  Nënkryetaren Filloreta Kodra dhe deputetin Ndre Legisi, vizituan dje  grevistët para dhe tetraplegjikët që  prej pesë  ditësh janë të ngujuar në grevë urie në ambientet e shoqatës së tyre. Në bisedën e zhvilluar, grevistët i bënë një pasqyrim të gjithë situatës së krijuar që nga dita e ngujimit të tyre. Vështirësi  dhe rëndim i gjendjes shëndetësore, këto janë problemet kryesore që kanë trajtuar me kreun e LSI, Meta. Gjatë bashkëbisedimit me grevistët, Meta u informua gjithashtu se gjendja e tyre shëndetësore dita-ditës po keqësohet, si dhe që nga dita e djeshme 20 invalidët kanë ndërprerë edhe ujin e pijshëm.  Më pas duku u solidarizuar me grevistët dhe me kërkesat e tyre, Meta  hoqi një vijë paralele mes kësaj greve dhe grevës së familjarëve të 9 janarit që kërkojnë drejtësi, që është një grevë e pa precedent, sepse kërkojnë vetëm vëmendjen e shtetit dhe të shoqërisë për tu integruar në jetën sociale të vendit. Kjo është greva e dytë  rëndë dhe e pa precedentë që shikojë, ku duket qartë një pjesë e mirë e kolegëve tuaj janë në një gjendje tepër të rënduar, u shpreh Meta. Ndaj  duke i bërë thirrje përfaqësuesve të Qeverisë që të vijnë dhe të negociojnë me  këtë grevistë, Meta u shpreh se,dua të ftoj përfaqësuesit e qeverisë që të vijnë këtu, të dialogojnë me ju për  gjithë kërkesat tuaja, dhe ti jepet një zgjedhje në mënyrë që kësaj greve ti jepet fund dhe që shëndeti i askujt prej jush të mos cenohet. Sepse  u shpreh më tej ai,  integrimi juaj në të gjithë jetën sociale dhe ekonomike të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i plotë, sepse nuk mund të krenohemi për në integrim në NATO dhe nuk mund të shpresojmë integrim në BE, kur nuk tregohet as respekti dhe vëmendja më minimale ndaj kësaj kategorie të shoqërisë sonë, e cila ka nevojë si askush tjetër edhe për vëmendje, edhe për respekt, dhe për mbështetje ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›