E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vlerëson rolin e gjeneralit Clark në pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në Uashington ka zhvilluar një takim me gjeneralin Wesley Clark, i cili drejtoi sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në luftën e Kosovës. Gjatë takimit, Berisha ka vlerësuar lart detyrën e gjeneralit Clark, mbi rolin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fal kontributit të zotit Clark, Kosova është sot një shtet i lirë dhe i pavarur. Kryeministri Berisha e njohu gjeneralin Clark me reformat e ndërmarra nga qeveria për integrimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, reforma të cilat bënë të mundur që Shqipëria së shpejti të bëhet një anëtare e denjë e kësaj organizate. Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu Clark me zhvillimet në vend, proceset integruese dhe veçanërisht me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjenerali Wesley Clark vlerësoi reformat e qeverisë së kryesuar nga kryeministri Berisha dhe shprehu bindjen për rrugën e sigurt të Shqipërisë në NATO.

Email This Klikime: 7

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›