E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Bujqësisë, financime për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit  ka përcaktuar sektorët më të suksesshëm të bujqësisë, të cilët do të mbështeten me financime gjatë vitit 2009 nga projekti që po zbaton për të tretin vit radhazi qeveria, për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
    Zëdhënësi i MBUMK, Rexhep Shahu, tha se mbështetur dhe në eksperiencën e deritanishme, e cila ka rezultuar e suksesshme, do të subvencionojmë më shumë sektorin e serave, vreshtarinë, ullishteve e pemëtoret.  Viti 2009, tha Shahu, "do të shënojë pavarësinë e tregut shqiptar për produkte bujqësore, kjo si rezultat i rritjes së prodhimit bujqësor e blegtoral vendas dhe interesimit të fermerit për të punuar tokën e prodhuar vetë. Për të nxitur prodhimin vendas, dikasteri i Bujqësisë po ndërmerr projekte për ngritjen e rrjetit të marketingut, në mënyrë që të lehtësohet fermeri nga transporti, si dhe po aplikon rimbursimin e TVSH-së 20% për tregtarët apo përpunuesit që blejnë prodhimet e fermerëve
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë zotit Rexhep Shahu, për herë të parë në historinë e saj, në këtë mandat qeverisës  2005-2009, bujqësia shqiptare u orientua, filloi të specializohej ferma shqiptare dhe prodhimi bujqësor, për të hequr dorë nga prodhimi i gjithçkaje, për të hequr dorë nga prodhimi i produkteve me të cilat fermeri ynë nuk konkurron dot në treg. Sipas MB,  shqiptar ka marrë  mbështetje financiare të pakthyeshme nga buxheti i shtetit. Vetëm  në dy vitet e fundit 15 për fermerët shqiptarë janë dhënë 15 milionë dollarë dhe vetëm për vitin  2009 janë parashikuar edhe  15 milionë dollarë të tjera. Sipas zotit Shahu, Në tre vite, pasi u hoq dorë nga vjedhja e karburantit pa akcizë një nga programet më fyese socialiste për fermerët shqiptarë, iu dhanë falas mbi shtatë mijë familjeve fermere 15 milionë dollarë në vitet 2007-2008 dhe janë akorduar për 2009 edhe 15 milionë dollarë të tjera.  Ndërkohë sipas rezultateve të paraqitura nga kjo ministri, rezulton se janë mbjellë 1050 ha ullishte të reja në vitet 2007 2008. Ndërsa në këto dy vite u mbollën 1360 ha pemëtore, si dhe vreshta të reja 522 ha.

Email This Klikime: 17

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›