Blinken: Administrata e Obamës do të mbështes Shqipërinë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i zv/Presidentit të SHBA, Antoni Blinken, ka theksuar se administrata e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Kështu ka deklaruar Blinken gjatë vizitës që ka zhvilluar me Kryeministrin Berisha. Marrëdhëniet mes dy vendeve do të njohin nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë", mësohet të jetë shprehur z. Blinken.
Nga ana e tij Berisha e njohu z. Blinken në takim me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurt për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6