E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha voton për kreun e ri: I përballoj edhe 4 rivalë



Për kryetarin e ri të PD-së, delegatët e kuvendit kombëtar votuan po apo jo dhe kandidati i vetëm, Sali Berisha, votoi ndër të parët. Pas hedhjes së votës së tij, Berisha bëri të qartë se po të ishin në garë, do t’ i përballonte edhe 4 rivalë.

"Jam kandidat i vetëm, por i hapur jo për një, po dhe për tre dhe për katër të tjerë. Siç e dini, në traditën më demokratike jam kandidati i forcës fitimtare. Unë ftesën nuk e kam bërë zemërthyer, natyrisht vendimi i takonte secilit, po unë, siç e dëgjuat, ftova jo vetëm kryetarët e forcave politike të spektrit pluralist shqiptar, po ftova dhe të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në këtë parti nga viti '90, ditët e themelimit të saj deri sot. Këtë ditë rikonfirmimi e garantoj opozitën se jo trysnia, por bashkëpunimi i ngushtë për reformat, integrimi i vendit, heqja e vizave dhe integrimi i vendit në Evropë duhet të jetë vepër e përbashkët", - deklaroi z. Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›