E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverisja lokale, OSBE, projekt kundër korrupsionit



Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, do të nënshkruajnë një marrëveshje për fillimin e një projekti kundër korrupsionit. Projekti, i cili synon të forcojë rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në strukturat dhe sistemet e qeverisjes vendore, bashkëfinancohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Projekti, që promovon parimet e mirëqeverisjes, do të zbatohet në pesë bashki të vogla në vend: Kamëz, Shijak, Laç, Përmet dhe Çorovodë. Ambasadori holandez Henk G. C. van den Dool dhe shefi i sektorit operacional në Delegacionin e BE-së, Luigi Brusa, do të flasin, gjithashtu, gjatë ceremonisë. Nënshkrimi do të kryhet sot në Bashkinë e Kamzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›