E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Të hapur për bashkëpunim me Serbinë

TIRANE- “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshi edhe Serbinë. E ardhmja e Ballkanit perëndimor është tek bashkëpunimi” kështu deklaroi ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Ilir Meta.

Duke nënvizuar se Kosova mbetet e hapur për të bashkëpunar si e barabartë me Serbinë fqinje, Hyseni shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë arsye për të parë të ardhmen me optimizëm.

“Periudha pas GJND-së është shumë e rëndësishme dhe ne në Kosovë e shohim këtë periudhë me shumë opotimizëm dhe me pritje që do të ketë një avancim të njohjeve të pavarësisë së Kosovës” u shpreh Kryediplomati shqiptar i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Duke ju referuar fillimit të punimeve për autostradën e Kosovës , Hyseni shprehu kënaqësinë që Kosova do të përmbarojë Rrugën e Kombit.

“ështe kënaqësi e vecanatë të jem në Tiranë, por sot kënaqësia është e posaçme sepse rruan e bëra me veture duke parë pjesën shqiptare të rruges së kombit. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që edhe ne në Kosovë nënshkruam marrëveshjen dhe të jeni të sigurtë se shumë shpejt edhe pjesa kosovare e rrugës së kombit do përmbarohet” u shpreh Hyseni.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›