Hiri vullkanik, banorët pranë aeroporteve në festë
PARIS - Reja me hirin e vullkanit të Islandës që prej ditësh ka paralizuar qiejt e Evropës dhe ka shkaktuar probleme për mijëra udhëtarë, nuk ka vetëm efekte negative. Ka në fakt nga ata që përfitojnë nga qetësia e një qielli pa avionë. Për shembull banorët e zonave pranë aeroportit 'Charles de Gaulle' të komunës Roissy në Paris, për herë të parë që prej viteve 1960, kur u ndërtua edhe një nga aeroportet më të mëdha të botës, mund të flenë me dritare të hapura, ose të shikojnë televizor pa u detyruar ta ngrenë në maksimum volumin e zërit, mund të shlodhen të qetë në çatitë e banesave të tyre ose mund të bëjnë barbekju në kopshtet e tyre.
"Shpresojmë që ky bllokim të zgjasë edhe për një tjetër javë", deklaroi Patrick, 40 vjeç, një banor i lagjes Roissy, për të cilin një qetësi e tillë është e çuditshme sepse nuk e kishte përjetuar kurë në atë lagje. "është kaq e çuditshme, të jepet përshtypja sikur je larg nga të gjithë. E gjithë zona është shumë e qetë", deklaroi ai.
Një pensioniste nga lagja Gonesse, ku në vitin 2000 u rrëzua avioni supersonik Concorde, po "kënaqet sa më shumë deri sa të zgjasë qetësia e natës". "Nuk mund të flihet gjumë me dritare hapur kur avionët kalojnë sipër çatisë, është e pamundur", deklaroi ajo.
"Pavarësisht se jemi mësuar me zhurmën e uljeve dhe ngritjeve të avionëve, mungesa e zhurmës së vazhdueshme është tepër e dukshme. Mund të shohësh televizor pa pasur nevojën të ngresh volumin sa herë që kalon një avion", shpjegon Christian, 54 vjeç nga lagja Thillay.
Sipas Shoqatës për mbrojtjen e banorëve (Arec), "të jetosh nën trajektoret e avionëve mund të jetë një ferr i vërtetë, mbi të gjitha gjatë natës".
"Për banorët e zonës, reja vullkanike është si të bien manë nga qielli, një lumturi e vërtetë. Të dielën ata mundën të dilnin në kopshtet e tyre për të pjekur mish në skarë së bashku me të afërmit. Diçka që nuk mund ta bëjnë kur avionët kalojnë pafundësisht mbi kokën e tyre", deklaroi Michel Tournay, kryetari i Arec.
(e.n/ansa/BalkanWeb)