Berisha zbardh takimin me kreun e KiE
Kryeministri Berisha ka njohur dje në mesditë grupin parlamentar, për takimin me kreun e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Kavushogl. Burimet në grupin e PD-së bëjnë të ditur për gazetën, se sipas Kryeministrit Berisha Kavushoglu ka kërkuar garanci që opozita do të ketë drejtimin e tre komisioneve parlamentare dhe maxhoranca do të votojë një ligj për rinumërimin e votave në të ardhmen, nëse do të ketë kontestime. Kryeministri është shprehur se do të votojë çdo ligj që nuk zgjat përtej afateve ligjore të procesit zgjedhor. Në të njëjtën kohë kreu i Asamblesë së KiE-së ka kërkuar më shumë informacion për hapësirat që jep Kodi Zgjedhor për rinumërimin e votave kur e kërkojnë dy anëtarë. Sipas Kryeministrit, ky nen nuk u përdor nga maxhoranca, pasi ajo ka më shumë hapësirë duke qenë se ka katër anëtarë në KQZ.