E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Hetimi, vetëm sipas Kushtetutës



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimin me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Mevlut Cavosoglu ka deklaruar se “zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, jo vetëm si procesi më i mirë zgjedhor në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe si një gur i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor”. Si Kryetare e Kuvendit, Topalli garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor. “Bojkoti si një mohim i demokracisë, është një praktikë e dënueshme dhe si e tillë është konsideruar nga të gjithë dokumentet e institucioneve ndërkombëtare”, theksoi Topalli. Kryetarja e Kuvendit informoi për përpjekjet e saj institucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që u ka dhënë populli. Kryetarja e Kuvendit informoi gjithashtu edhe për ofertën e bërë opozitës nga maxhoranca për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›