Berisha zbulon shkeljen e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit
Kryeministri pranon se do të bashkëpunojë me PS-në në të ardhmen
Eljona Ballhysa
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndërsa ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën standardet, po vetë ka rendituar disa nga shkeljet e vëna re gjatë procesit zgjedhor. Berisha ka pranuar se janë blerë vota dhe janë falsifikuar dokumenta, ndërsa e ka justifikuar këtë veprim duke thënë se kjo ndodh edhe në vendet e zhvilluara. Këto deklarata Berisha i bëri dje pasdite gjatë një konference për shtyp ku përshëndeti 1.5 milion shqiptarët që morën pjesë në votime. Gjatë fjalës së tij, Berisha falënderoi vëzhguesit e huaj dhe shqiptarë si dhe komisionerët për të cilët tha se qeveria do t’i shpërblejë. Berisha, gjithashtu, ka komentuar bashkëpunimin me LSI-në duke e cilësuar qeverinë e katër viteve të ardhshme më efiçenten e mundshme. Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është integrimi i Shqipërisë në BE. Berisha premtoi se në vitin e parë të mandatit qeverisës do të garantojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ndërsa, duke komentuar qëndrimin e PS-së, Berisha e cilësoi Ramën politikanin e shanseve të humbura. Sipas Berishës, ai kishte shansin t’i telefononte për t’i uruar fitoren, gjë që nuk e bëri. Gjithësesi Berisha tha se do të bashkëpunojë me opozitën për hir të interesave kombëtare.
Shkeljet
Duke iu referuar stadardeve Berisha renditi disa nga shkeljet e vëna re gjatë procesit zgjedhor, siç ishte blerja e votave, falsifikimi i dokumentave si dhe zgjatja e procesit të numërimit. Ndërkaq kryeministri ka vlerësuar vendosjen e kamerave gjatë procesit të numërimit, gjë që ndërkombëtarët e vlerësuan si një mjet që nuk solli transparencën e duhur. “Unë të garantoj se nuk di ndonjë vend ku standardet të jenë respektuar në mënyrë të përsosur. Por nuk ka më keq se të blihen votat, por kjo ka ndodhur dhe në demokracitë me të konsoliduara. Nuk ka më keq se të falsfikohen dokumentat, por kjo ka ndodhur dhe në demokracitë më të konsoliduara. Nuk ka më keq se të ketë përplasje dhe konflikte, por kjo ka ndodhur në vende me demokraci të zhvilluar. Pra a mund të thuhet se standardet ishin të përsosura? Jo, nuk mund të them, sepse përsosmëria nuk ekziston. Por qeveria garantoi që shqiptarët të votojnë të lirë dhe kjo ishte detyra ime”, - është shprehur Berisha. Ai e ka cilësuar problem dhe zgjatjen e procesit të numërimit të votave, ndërsa përgjegjësinë për këtë ia ka ngarkuar legjislativit, i cili nuk e parashikoi gjatë procesit të hartimit të Kodit Elektoral.
Bashkëpunimi
Më tej, Berisha është ndalur në bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai është shprehur se negociatat do të fillojnë atëherë kur e përcakton Kushtetuta, ndërsa garantoi se qeveria e ardhshme do të krijohet në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Berisha nuk zbuloi asnjë detaj të negociatave me LSI-në, duke u shprehur se bashkëpunimi i tyre është parimor dhe jo për karrige ministrash. Gjithësesi Berisha u shpreh se në rast se LSI-ja do ta kishte refuzuar ftesën për bashkëpunim, ai do të ftonte Partinë Sociliste për të qeverisuar vendin me koalicion të gjerë. “Unë e kam deklaruar, se në rast se nuk do të pranonte LSI-ja do t’i shtrija dorën PS-së, që të çonim vendin në BE dhe nuk do ta çoja vendin në zgjedhje të tjera. Nuk voton kurrë sovrani për inatet e politikanëve. Ai jep verdiktin e tij dhe t’i je i detyruar ta lexosh pa inate atë. Në rast se PD-ja do të humbte, do të kisha dhënë dorëheqjen dhe do të pranoja një kryeministër socialist”, - është shprehur Berisha. Ai ka garantuar se qeverisja me LSI-në do të jetë më efiçentja e mundëshme. “Kjo do të jetë qeverisja më efiçente e këtij vendi. Për të gjitha problemet e mëdha të dy forcat politike ndajnë pikëpamje të njejta. Integrimi europian është harta e rrugës së qeverisë si dhe punësimi i shqiptarëve. Por nga ana tjetër vendi do të ketë një opozitë solide dhe kjo është pozitive. Do të ketë një opozitë të fortë në parlament dhe kjo është meritë e sistemit. Në maxhoritar koalicioni im do të kishte jo më pak se 80 deputetë por nuk kam keqardhje, jam më i kënaqur me këtë rezultat”, - është shprehur Berisha. Ai premtoi se qeveria e ardhshme do të jetë më e vogël se qeveria aktuale, pavarësisht bashkëpunimit me LSI-në. Berisha premtoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të synojë të bashkëpunojë me PS-në për çështjet madhore të vendit, si dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme të opozitës.
“Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyj në sovranitetin e forcave politike. Zoti Rama nuk është pjesë e axhendës sime. Ai është kryetar i PS-së. Unë kam qëndruar gjithnjë jashtë në të gjitha problemet e brendshme të forcave politike. E vërteta është se kam bashkëpunuar me Ramën. Unë me Ramën kam bashkëpunuar për ndryshimin e Kushtetutës. Është një ndër zhvillimet më të mëdha. Ka qenë një bashkëpunim madhor dhe do të rivendosim komunikimin pasi gjërat të qetësohen”, - është shprehur Berisha. Në përfundim ai pranoi se PD-ja do të kontestojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e qarkut të Fierit duke pranuar se deputeti i 9 i PS-së i takon PDI-së, për shkak se janë quajtur të vlefshme vota që ishin të pavlefshme. Berisha garantoi se nuk do të ushtrojë presion as mbi KQZ-në dhe as mbi Kolegjin Zgjedhor dhe se do të pranojë çdo vendim të tyrin.
Dule refuzon ftesën e Berishës për të marrë pjesë në qeveri
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka bërë publike dje refuzimin e ftesës së kryeministrit Berisha për të bashkëpunuar me koalicionin e djathtë gjatë katër viteve të ardhshme. Gjatë një konference për shtyp, Dule e cilësoi koalicionin “Berisha-Meta” si një produkt të tjetërsuar të procesit zgjedhor. Madje, Dule, duke vënë në pah se procesi i tejzgjatur i numërimit të votave e ka deligjetimuar procesin zgjedhor, ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie teknike. “Zgjedhjet e 28 qershorit 2009, deligjitimohen përditë e më tepër në sytë e qytetarëve dhe të shoqërisë, për të qenë zgjedhje të ndershme, të barabarta e politike. Procesi i numërimit nuk mund të përshkruhet një hap para, por një hap prapa, pasi ishte tërësisht i dështuar, duke tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. PBDNJ-ja vlerëson se në produktin e tjetërsuar të këtij procesi zgjedhor nuk mund të investohet asnjë projekt qeverisës afatgjatë, aq më tepër integrues. Në këto kushte këtyre sfidave vendi ynë nuk i përgjigjet me sukses vetëm me një qeveri teknike, me axhenda të mirëpërcaktuar në obligime dhe në kohë, e cila, krahas të tjerave, do të garantojë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, të cilat do të duhen edhe në vendin tonë të zhvillohen konform standardeve”, - deklaroi Dule. Kreu i PBDNJ-së shkon më tej duke propozuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Nëse ekziston vullneti politik mbi interesat partiake këto ndryshime janë të realizueshme”, - është shprehur Dule. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse PBDNJ-ja do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, Dule tha: “Ju po më flisni për pazare anadollake. Nuk janë në karakterin tonë. Nuk i kemi shtruar për diskutim dhe nuk do t’i hyjmë tundimit të këtij lloj pazari.”
KQZ shqyrton ankimimin e PDI-së për qarkun e Fierit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim gjatë mbledhjes së djeshme kërkesën ankimore të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e cila kërkon shpalljen të pavleshme të zgjedhjeve në disa qendra votimi qarkut të Fierit. PDI-ja në kërkesën e depozituar në KQZ kërkon pavlefshmërinë e rezultateve të votimit në katër qendra votimi të KZAZ-së nr. 18 dhe 20 në Fier. Bëhet fjalë për qendrat e votimit 3185, 3188, 3196, 3006. Shqyrtimi i kësaj kërkese ankimore do të bëhet ditën e hënë. Përfaqësuesit e PS-së thanë se miratimi i kërkesës ankimore është shkelje e hapur ligjore nga ana e KQZ-së, pasi sipas tyre janë shkelur të gjitha afatet ligjore. PS-ja i referohet vendimit të KZAZ-ve në fjalë që i përkasin datës 7 korrik dhe sipas tyre paraqitja e ankimimit më shumë se afati i parashikuar në ligj është shkelje dhe nuk duhet të miratohet. Ndërsa, përfaqësuesit e maxhorancës në KQZ, përfshi dhe kreun e këtij institucioni, Arben Ristani, argumentuan se ankimimi është bërë brenda afateve ligjore, pasi tabela përfundimtare e rezultateve për Fierin është miratur në datën 13 korrik pas numërimit të dhjetë kutive.
18 Korrik 2009