Rritja e taksave doganore, biznesi: “qeveria po kërkon të na falimentojë”
Shoqatat e biznesit pozicionojnë qëndrimin kundër rritjes së taksave
Ervin KOÇI
Vendimi i qeverisë për të rritur taksat në pjesën e dytë të vitit, ka bërë që shoqatat e biznesit në vend të pozicionohen shumë shpejt kundër tij. Sipas përfaqësuesve të shoqatave dhe grupeve më të mëdha të biznesit në vend, rritja e taksave është absurde dhe e pa këshilluar me grupet e interesit që përveç krizës ekonomike tani u duhet të bëjnë mirë llogaritë edhe me qeverinë. Biznesi i sheh me shqetësim ndërhyrjet e fundit në legjislacionin fiskal, të cilat kanë sjellë rritjen e ndjeshme për një sërë taksash. Shoqatat kryesore të biznesit në vend thonë se rritja e barrës tatimore në momentin e vështirë që po kalon ekonomia, mund të ketë pasoja të rënda për sipërmarrjen. “Konfindustria shprehet e shqetësuar nga vendimet për rritjen e akcizës, të cilat janë produkte vendore. Këtu kemi parasysh pijet e forta, e cila prekin industritë formale të vendit. Kjo të çon në thellim të evazionit fiskal ose bizneset do të mbyllen”, shprehet administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Ndërkohë, përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli Faber, shton se: “nëse flasim për kompani që importojnë, kontratat janë bërë disa kohë më përpara dhe me ardhjen në Shqipëri të mallrave kemi shtimin e kostove dhe kjo do të kishte pasoja të mëdha. Ne prisnim njëfarë rritjeje të barrës tatimore pas shpenzimeve të mëdha që bëri qeveria deri në prag të zgjedhjeve, por rritjet e fundit janë bërë pa u konsultuar fare me biznesin dhe në masa të mëdha”. Në të njejtën linjë janë edhe përfaqësuesit e industrisë me fason, të cilët gjatë këtyre muajve kanë nisur të parët nga shkurtimet e vendeve të punës, ku një prej arsyeve kanë qenë edhe taksat e larta.
Ekspertët
Ekspertë të ekonomisë i konsiderojnë masat e fundit të qeverisë për rritjen e taksave si përpjekje të dëshpëruara për të stabilizuar financat e rrudhura publike që la pas fushata elektorale. Sipas tyre, ata që e paguajnë gjithmonë këtë faturë të pakuptimtë janë subjektet e biznesit. Sipas ekspertit të ekonomisë, Gjergj Filipi, qeveria po godet pikërisht atë që ka qenë pika më e fortë e ekonomisë shqiptare, kërkesën e lartë të brendshme, e cila për vite me radhë ka qenë burimi kryesor i rritjes ekonomike në vend. “Rritja e taksave do të sjellë rritjen e çmimeve dhe rënien e mëtejshme të kërkesës agregate, duke sjellë një spirale, e cila do të dëmtojë më keq ekonominë sakaq, në një situatë të vështirë”,- thekson Filipi. Sipas tij, ndërsa të ardhurat në dogana kanë ardhur duke rënë, qeveria gjendet e shqetësuar për të plotësuar buxhetin e boshatisur shtetëror, si pasojë e shpenzimeve të shumta që u kryen në pjesën e parë të vitit 2009. Kështu, veç rritjes së akcizës dhe taksave të lojërave të fatit, qeveria ka parashikuar edhe rritjen e taksave doganore, për sa i përket tregtisë që bëhet me vendet jashtë Bashkimit Europian. Vendimi është marrë pa njoftuar më parë bizneset dhe më të prekurit nga ky vendim janë kryesisht tregtarët që importojnë nga shtete të tillë jashtë BE-së, si Kina dhe Turqia. Kështu, këta biznesmenë që importojnë apo eksportojnë mallra me vendet jashtë BE-së duhet të jenë më të shqetësuarit nga një vendim i tillë i qeverisë. Këto dy shtete përfaqësojnë partnerët kryesorë të tregtisë së jashtme me Shqipërinë, të cilët janë vende jashtë BE-së.
Të dhënat
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregtia me vendet jashtë BE-së zë një vend të rëndësishëm për sa i përket tregtisë së jashtme. Në bazë të këtyre të dhënave, mësohet se vlera e kësaj tregtie për eksportin drejt vendeve jashtë BE-së, të kryer një vit më parë, për muajt janar-maj ishte 8.160 milionë lekë, kurse një vit më pas, në 2009-ën, kjo vlerë është më e ulët, prej 6, 944 milionë lekësh. Për sa i përket importit, ai paraqitet më i lartë dhe në rritje progresive për vitin 2009 me vendet e BE-së, ndërsa me vendet jashtë BE-së ka pasur rënie. Kështu, në bazë të të dhënave, vlera e mallrave të importuar nga vendet e BE-së llogaritet të jetë 102,221 milionë lekë në vitin 2008, kurse në vitin 2009 kjo vlerë është 105,027 milionë lekë. Për sa i përket vendeve jashtë BE-së, vlera e mallrave të importuar është më e lartë në vitin 2008, ku llogaritet me 66,540 milionë lekë, kurse për vitin 2009 kjo shifër është 61,171 milionë lekë.
BOX///////////////////////
Mosarkëtimi i taksave, 10 miliardë lekë humbja në buxhet
Kriza ekonomike po shtrëngon gjithmonë e më shumë biznesin. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë për një rënie të ndjeshme të të ardhurave nga zërat kryesorë që tregojnë për ecurinë e sipërmarrjes private, si tatimi mbi fitimin, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe akciza. Kështu, deri në muajin qershor, nga tatimi mbi fitimin janë mbledhur 9,.1 miliardë lekë të ardhura, ose 1.5 miliardë lekë më pak se plani. Nga TVSH-ja janë siguruar gjatë pjesës së parë të këtij viti 52.1 miliardë lekë ose 3.1 miliardë lekë më pak se planifikimi, ndërsa nga akciza janë mbledhur 14.4 miliardë lekë me një rënie prej 5.4 miliardë lekë më pak se plani. Vetëm nga këta tre zëra, humbja në buxhet vlerësohet në rreth 10 miliardë lekë. Rënia e të ardhurave, pasojë e krizës ekonomike botërore ka nisur që në fillim të vitit. Kjo ecuri është paralajmëruar vazhdimisht nga ekspertët e ekonomisë dhe institucionet financiare vendase dhe ndërkombëtare. Apeli i fundit ishte ai i pak ditëve më parë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili i kërkoi qeverisë që të rishikonte shpenzimet në përputhje me të ardhurat faktike, të cilat do të ishin më të ulëta nga sa ishin planifikuar. Rënia e të ardhurave në buxhet është tregues i drejtpërdrejtë i vështirësive që po kalon sipërmarrja vendase, veçanërisht në sektorë të tillë si eksportet, ndërtimi etj.
Shkurt////////////////////////////////////
Eurostat: Shqipëria ndër vendet më të lira për kosto jetese në Europë
Sipas të dhënave të Shërbimit të Statistikës të Komisionit Evropian “Eurostat”, krahasimi i çmimeve të mallrave për konsum të gjerë dhe shërbime për vitin 2008 ka treguar se Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja dhe Serbia janë vendet më të lira në Europë. Të dhënat nga “Eurosat” bëjnë të ditur se mesatarja e indeksit të çmimit të jetesës për Shqipërinë arrin në 53 për qind në krahasim me mesataren e përgjithshme të Bashkimit Europian. Ndërkohë rezulton se vendi më i shtrenjtë për jetesë është Danimarka e cila ndiqet më pas nga Norvegjia, Zvicra, Finlanda dhe Islanda. Mesatarja e indeksit në Danimarkë arrin në 141 për qind, shumë më tepër në krahasim me mesataren e përgjithshme të BE-së. Vendi më i lirë, pjesë e BE-së është Bullgaria me 51 për qind, gati gjysmën e mesatares së përgjithshme. Nivelet e çmimeve për ushqim dhe pije jo-alkoolike në Shqipëri për vitin 2008 arrijnë në 74 për qind të mesatares së përgjithshme të BE-së, kundrejt 82 për qind të Serbisë dhe 75 për qind të Malit të Zi. Për pijet alkoolike dhe duhanin niveli i çmimeve varjon nga 57 për qind në Shqipëri, 54 për qind në Serbi dhe 45 për qind në Malin e Zi. Në 27 vendet e BE-së, çmimet janë më ulëta në Rumani 61 për qind të mesatares dhe më e larta në Irlandë 184 për qind. Ky ndryshim i madh i çmimeve vjen si rezultat i dallimeve në taksimin e këtyre produkteve ndërmjet shteteve anëtare. Për veshje, niveli i çmimeve në Shqipëri është më i ulëti ndërmjet vendeve të Ballkanit, konkretisht 90 për qind, krahasuar me 113 për qind në Malin e Zi dhe 104 për qind në Serbi. Midis vendeve anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i lirë me 83 për qind të mesatares dhe më i shtrenjti Finlanda me 123 për qind. Për kategorinë e pajisjeve elektronike, Shqipëria e kalon mesataren e përgjithshme duke shkuar në shifrat e 122 për qind, ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit nuk kalojnë 100 për qind. Për restorantet dhe hotelet, variacionet e çmimeve nuk ndryshonin shumë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinjë, konkretisht 44 për qind në Shqipëri, 59 për qind në Malin e Zi dhe 62 në Serbi. Nga vendet e BE-së kryeson Danimarka me 151 për qind të mesatares kundrejt 40 për qind në Bullgari. Vëzhgimet kanë treguar se çmime më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.
18 Korrik 2009