Berisha zyrtarisht te Arminia për 100 mijë euro
Besart Berisha është zyrtarisht një futbollist i Arminia Bielefeld në Bundesliëgn e Dytë gjermane. Lajmi është dhënë dje nga mediat gjermane dhe është konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit. Bielefeld ka paguar 100 mijë euro për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare nga FC Burnli në Angli. "Në fillim britanikët nguruan të shisnin futbollistin, duke na bërë një farë presioni. Negociuam me ta për më shumë se dy javë dhe në fund arritën në përfundimin e mësipërm", ka pohuar menaxheri i klubit, Detlev Dameier. Për t’u theksuar është fakti se Berisha u ble nga Burnli kur kjo skuadër ishte në Kategorinë e Parë angleze (championship) në verën e 2007-ës për 500 mijë euro nga Hamburgu. Por sulmuesi shqiptar u dëmtua menjëherë, duke qëndruar për një vit të plotë në infermieri. Më pas ai u dha në huazim, në fillim te Rosenborgu në Norvegji dhe më pas tek AC Horsens në Danimarkë. Në pak fjalë edhe pse lojtar i Burnli, Berisha nuk arriti të luajë qoftë edhe një ndeshje të vetme me këtë skuadër. Gjatë karrierës së tij 24-vjeçari ka veshur edhe fanellat e Tennis Borussia Berlin në Gjermani dhe të Alborgut në Danimarkë. Më parë me këtë skuadër kanë luajtur edhe Ervin Skela, Klodian Duro dhe Fatmir Vata.