E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligat më të forta në botë, Superliga, e 62

 

Në renditjen botërore të ligave më kompetitive dhe të forta në botë, Superliga shqiptare renditet në vendin e 62-të duke humbur 6 pozicione nga renditja e mëparshme. Për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 kampionati ynë pozicionohej në vendin e 56-të, ndër 100 ligat më të mira në botë, teksa vendin e parë e ka marrë kampionatin anglez. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit. Kjo e fundit ka përzgjedhur 100 kampionatet më të rëndësishme në botë, duke u bazuar në një sërë kriteresh. Kriteri kryesor është lufta për titull e skuadrave. Kompetiviteti në kampionatin shqiptar mes Tiranës, Vllaznisë dhe Dinamos gjatë 33 javëve të sezonit 2008-2009, por jo vetëm; lufta për titull deri në javën e fundit mes Tiranës dhe Vllaznisë ka bërë që Superliga të ketë një qëndrueshmëri konstante në këtë renditje. Në të njëjtën linjë, kompetivitieti mes Mançester Junajtid, Liverpulit, Çelsit dhe Arsenalit në Angli ka ngritur në piedestal Premier League-n, e cila pas disa vitesh arrin të marrë vendin e parë në botë. Nga ana tjetër supermacia e padiskutueshme e disa skuadrave në kampionate, si ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit ka fituar pothuajse të gjithë kampionatet në dekadën e fundit ose ai austriak ku Salzburgu fiton titullin disa javë para fundit,   kanë lënë pas liga si ajo kroate dhe austriake ose kanë bërë të humbasin pozicione në renditje si Serie A, Primera Division, etj. Pra, nuk është se skuadrat shqiptare janë më të forta se ato kroate dhe austriake, por se në këto kampionate skuadra kampione dihet që në javët e para të kampionatit dhe mungon kompetiviteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›