E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Finalizuam pyetesorin, dorëzimi në Prill

TIRANË- Në mbledhjen e pasdites së sotme të Komisionit Ndërministror për Integrimin, kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar se ka përfunduar tashmë plotësimi i pyetësorit të BE. Duke e cilësuar plotësimin e këtij pyetësori si procesin me serioz të tërë përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në BE, Berisha ka bërë me dije kohën që i është dashur administratës për ta plotësuar dhe potencialet e përdoruar për ta finalizuar

“Sot jemi mbledhur në takimin përfundimtar të Komitetit Ndërministror për Integrimin lidhur me përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian. Të ngujuar për 3 muaj e 15 ditë kemi përfunduar shqyrtimin e pyetjeve Qeveria e merr këtë si procesin më serioz në tërë historinë e përpjekjeve tona për integrimin në BE. Kjo përbën një lloj provimi për të gjitha institucionet dhe punonjësit e këtij vendi, përbën gjithashtu një shans për të riformatuar të gjithë punën tonë” – u shpreh Berisha.

Për përfundimin e këtij pyetësori që do të dorëzohet pranë Komisionit Evropian në fillim të muajit prill, pati një angazhim të gjërë e serioz sipas Berishës.
"Administrata tregoi një gadishmëri të pashembullt për plotësimin e këtyre pyetjeve, për analizimin e tyre të hollësishëm. Në trajtimin e pyetjeve u angazhuan rreth 1200 punonjës të administratës, zyrtarë të të gjitha niveleve, u angazhuan mbi 27 asistentë të vendeve mike dhe institucineve ndëkombëtare, u përgjigjëm në total për rreth 2842 pyetje dhe rreth 2000 nënpyetje. U punua me orë të zgjatura për 90 ditë, u angazhuan përkthyesit më të mirë të vendit. Javët e para të prillit qeveria do ta depozitojë në Komision Europian me të cilin ka një bashkëpunim thellësisht transparent. Unë jam i bindur se me të gjitha përpjekejt tona për të bërë më të mirën, por besoj se do të ketë pyetje për të qartësuar përgjigjet që kemi dhënë, do ketë nevojë për sqarime më të shumta do ketë nevojë për riformulime” – theksoi Berisha.

Kreu i qeverisë vlerësoi gjatë fjalës së tij punën e bërë nga administrata shtetërore, e cila sipas tij kreu me profesionalizëm detyrën e tyre.
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata punonjës të ministrive, agjensive e institucioneve te pavaraura që me përkushitimin gjatë 90 ditëve bënë të mundur pasqyrimine tërësisë së reformave të mëdha të realizuara dhe vizionin e Shqipërisë për reformat që vijnë” u shpreh Berisha.
Kryeministri tha se mbetet i nevojshëm riparja e rileximi i pyetësorit , në mënyrë që sic u shpreh ai “Para se ky disk të fluturojë drejt Brukselit duhet të kemi sigurinë më të madhe në përkthimin e kuptimin e frazës, për të garantuar që termat apo vendosjet nuk kanë ndryshuar kuptimin e asaj që kemi dashur të themi”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›