E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, banorët sërish në protestë për kompensimin e pronave

KRUJE- Protestë në Picrragë të Krujës nga banorët që presin dëmshpërblimin e tokave ku është ndërtuar fabrika e çimentos.
Dhjetëra banorë me parrulla në duar dhe thirrje për dëmshpërblim kanë dalë që në mëngjes herët në protestë me kërkesën për një kompensim sa më të shpejtë nga ana e firmës që ka ndërtuar fabrikën e çimentos mbi tokat që janë në pronësi të tyre.

“Kompania të vijë të bisedojë me ne . Këkrojmë tokën tonë që na është uzurpuar na është zënë nga firma Titan.” shprehen protestuesit.

Sic thonë vetë banorët, para fillimit të punimeve për ndërtimin e kësaj fabrike ata kanë nënshkruar me firmën ndërtuese një marrëveshje , sipas së cilës firma do të cdëmtojë në mënyrë periodike për ndotjen e ambientit, për dëmet që kjo ndotje shkakton në bujqësi e frutikulturë. Por tani që firma greke ka përfunduar ndërtimin e fabrikës, pronarët e saj nuk pranojnë të takohen me banorët e fshatit Picrragë , as për kompensimin e pronave të tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›