“Noja” sekuestrohen 1.5 kg drogë, 5 në pranga
TIRANë- Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës sekuestruan mbrëmë vonë 1, 5 kg marihuanë në kuadër të operacionit policor të koduar “ Noja” dhe vunë nën pranga 5 persona.
Burime nga Drejtoria e Qarkut Tiranë bënë të ditur sot se “ mbrëmë gjatë orëve të vona në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës në afërsi të fshatit Kashar u arrestuan 5 persona, të cilët dyshoheshin se merreshin me aktivitetin e lëndëve narkotike të llojit marijuanë. Falë informacioneve nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u realizua goditja e këtij grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike, në sasinë e konsiderueshme prej 1 kg e 500 gr marijuanë".
Ndaj të 5 shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
(e.n/BalkanWeb)