Projekt i ri në akset kryesore, Rama: Prioritet lëvizja e qytetarëve
TIRANE- Kryetari i Bashkisë Edi Rama startoi sot fazën e parë të projektit Transporti Multimodal, korsitë e dedikuara dhe rritja e sigurisë rrugore pranë rrugës Muhamed Gjollesha.
Sipas Ramës, ky projekt synon ti japë një zgjidhje problematikës së trafikut të rënduar, duke reduktuar lëvizjen e mjeteve private si dhe duke shtuar sigurinë në rrugë. Rama theksoi gjithashtu standardin e ri bashkëkohor të lëvizjes që do të sjellë ky projekt.
“Sot ne i prezantojmë publikut një pjesë të këtij masterplani, duke filluar me shtimin e atyre elementëve të transportit multimodal që janë vënë re tek tuk në Tiranë në këto vite, por do të bëhen tanimë pjesë integrale e transportit, me korsi të dedikuara për autobusët, për biçikletat dhe me korsi të cilat i japin përparësi atyre që nuk ëprdorin transportin privat. është projekti që esencialisht modernizon një shkallë më tutje, infrastrukturën e lëvizjes në kryeqytet” u shpreh kryebashkiaku Rama.
Faza e parë e punimeve që do të përfshijë rrugët kryesore të Tiranës përfshin dhe sistemimin e kalimit të këmbësorëve në kryqëzime, ndarësit e trafikut si dhe vendkalime përgjatë akseve rrugore, duke marrë në konsideratë standardet që kërkon lëvizja e njerëzve me aftësi të kufizuara.
(e.n/News24/BalkanWeb)