E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon parlamentarin Lozançiç

Kryeparlamentarja Topalli u takua sot paradite me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës Niko Lozançiç. Në konferencën për shtyp Kryeparlamentarja Topalli është shprehur se në takimin me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës Niko Lozançiç janë diskutuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet ekonomike dhe tregëtare mes dy vendeve. Topalli gjithashtu u shpreh se të dy vendet do të kërkojnë fonde nga BE-ja për infrastrukturën e ballkanit. Ndërsa Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës Niko Lozançiç u shpreh për mediat se një bashkëpunim i mirë midis dy vendeve do ti çojë të dy shtetet drejt BE-së. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e liberalizimit të vizave mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë që më vonë do të çojë në heqjen e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›