Berisha:Kuvendi i ri me përbërjen më të mirë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha deklaroi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit ka përbërjen më të mirë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka falenderuar deputetët e legjislaturës së kaluar për punën e tyre. Berisha tha se uron që opozita të zërë vendet e saj në Kuvend dhe se e siguroi atë për bashkëpunim. Më tej, kreu i qeverisë tha se koalicioni me LSI-në i shërben integrimit të vendit.