E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Shqipërisë çel dyer për deputetët e rinj

07/09/2009  Legjislatura e re

Kuvendi i Shqipërisë do të startojë pasditen e sotme Legjislaturën XVIII. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, ndërkohë që gjatë saj do të ngrihet Sekretaria e përkohshme Kuvendit, deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit, dhe komisioni që do të bëjë verifikimin e mandatit të deputeteve. Socialistët kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, të cilën ata e kanë cilësuar formale. Por më e rëndësishme është pjesëmarrja e tyre në seancat pasardhëse, seanca ku deputetët do të bëjnë edhe betimin. “Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.” Teksti i betimit lexohet nga drejtuesi i seancës dhe deputetët ftohen të deklarojnë: “Betohem!”. Ata që mungojnë në seancën kur bëhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë”, - thuhet në Rregullore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›