Berisha:Mëngjesi i lutjeve, moment reflektimi

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh se ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve në Uashington ishte një moment reflektimi. Berisha shtoi se Mëngjesi i Lutjeve bashkoi 182 vende të botës me njerëz të të gjitha besimeve dhe kombeve të cilët u lutën për paqe,harmoni,mirëkuptim dhe prosperitet. Gjithashtu Kryeministri Berisha u shpreh lidhur me takimet me personalitete të rëndësishme si zëvendës presidenti i SHBA-së Xho Bajden,sekretaren e shtetit Hilari Klinton, senatorin Xhon Mekein si dhe personalitete të tjera. I ka njohur pjesëmarrësit me historinë e dhimbshme të Shqipërisë por edhe për zhvillimin e saj u shpreh në fjalimin e tij Berisha.