Kriza ekonomike, Berisha:Qeveria ka marrë masa antikrizë

Qeveria ka marrë masa antikrizë lidhur me krizën ekonomike.Kështu u shpreh Kryeministi Berisha në një konferencë për shtyp lidhur me deklaratën e Drejtorit të FMN-së për programin me Shqipërinë Gervin Bell. Sipas Berishës Shqipëria nuk është në krizë ekonomike por ka një pasqyrim të saj. Shefi i qeverisë gjithashtu shtoi se qeveria po zbaton marrëveshjen që ka firmosur me FMN-në por përsa i përket energjisë Shqipëria do të importojë të gjithë sasinë e nevojshme që të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe do të mbajë fjalën duke mos ngritur taksat.