E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja, asnjë emër për ngritjen e Autoritetit


TIRANË- Me gjithë zellin e madh që Partia Demokratike ka për të zbatuar ligjin e dosjeve, në kryesinë e Kuvendit, ende nuk janë depozituar emrat nga kjo forcë politike për ngritjen e Autoritetit të Kontrollit të Figurave.


Një gjë të tillë e ka pranuar dje edhe zëdhënësi i grupit parlamentar i PD-së, Aldo Bumçi, i cili dje ka deklaruar se
ende nuk ka nisur puna për ngritjen e këtij autoriteti.

Kundrejt refuzimit të socialistëve për të qene pjesë e tij, Bumçi njoftoi se dy anëtarët e tjerë do të përzgjidhen nga shoqata të shoqërisë civile.

Në bazë të ligjit për lustracionin, Autoriteti është organ i përhershëm mbikëqyrjeje dhe kontrolli i pastërtisë morale të figurave të funksionarëve publikë. Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë: a) dy përfaqësues të shumicës parlamentare;

b)dy përfaqësues të pakicës parlamentare; c)Kryetari me konsensus. Anëtarët e Autoritetit miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Në rast se vendi i një a më shumë anëtarëve mbetet vakant për mungesë propozimesh, ose për pamundësi zgjedhjeje, Kuvendi emëron anëtarin përkatës, midis të paktën 2 kandidaturave të propozuara nga shoqëria civile.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›