Rama: Topalli ka kapur për zhelesh Kushtetutën e Kuvendin. Patozi ruan delet e Saliut për një pjatë përshesh
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, të bëra në sallën e parlamentit.
Sipas Ramës, Jozefina po tregon gjithmonë e më shumë se si ka kapur për zhelesh Kushtetutën e Kuvendit, ndërsa Patozi nuk është gjë tjetër, veçse personi që ruan delet e Saliut në Kuvend.
Shiheni Jozefinën, kandidaten për Presidente se si kap për zhelesh Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nga maja e parlamentit të Ruzhdies!, thotë Rama për Topallin, ndërsa për Patozin shprehet:
Patozit mos ia vini re, thotë ato që i thonë, ska çbën, se tjetër punë sbën dot. Ruan delet e Saliut në parlament për një pjatë përshesh.