Greqi, Trojka: Pushime nga puna dhe ulje pagash
ATHINE- Trojka ka kundershtuar paketen e masave te reja shtrenguese që iu prezantua përfaqësuesve të kreditorëve, nga stafi financiar i qeverisë.
Mediat greke bejne me dije se kundërshtimi shprehet në tre pika kryesore: në shpenzimet për mbrojtjen, shpenzimet funksionale të sektorit publik dhe në kufizimin e shpenzimeve farmaceutike.
Trojka ka gjithashtu rezerva edhe për mënyrën se si do të arrihet reduktimi i 150.000 punonjësve publike deri në vitin 2015 (trojka insiston që të pushohen nga puna), por edhe për të ardhuart nga luftimi i evazionit fiskal.
Pas takimit me ministrin e financave Janis Sturnaras, një burim i lartë i kësaj ministrie, konfirmoi kundërshtimet e Trojkës, që ka shprehur mosbesim direkt se:
- shpenzimet funksionale mund të reduktohen me 750 milionë euro,
- se reduktimi me 517 milionë euro i shpenzimeve për mbrojtjen nuk përbën thjesht një shtyrje të pagesave, dhe se
- mund të kursehen 911 milionë euro nga shpenzimet farmaceutike dhe të fondeve të sigurimeve shoqërore.
Në çështjen e largimit të punonjësve publikë nuk vihet në dyshim kaq përfitimi financiar, se sa mënyra se si do të realizohet përfundimisht reduktimi i personelit. Sipas burimeve qeveritare, Trojka kërkon me këmbëngulje që të ketë largime nga puna, madje edhe nga administrata publike.
Më tej, Trojka nuk pranon që në paketën e masave të përfshihen të ardhurat nga luftimi i evazionit fiskal. Por kërkon që më parë të përcaktohen rezultate të matshme dhe më pas të përllogaritet një nivel të ardhurash nga ky burim.
Kundërshtimet e Trojkës kishin si rezultat të mos konkludojë në marrëveshje takimi i tre liderëve të partive pjesëmarrëse në qeveri. Pasi, nëse pranohen kërkesat e përfaqësuesve të kreditorëve, atëherë do të krijohet një vrimë që duhet të mbulohet nga reduktime shtesë horizontale, në pagat, pensionet dhe kompensimet sociale. (amna)