Berisha:Sot, Shqipëria më e sigurt se kurrë

Në një konferencë për shtyp nga Strasburgu kryeministri Sali Berisha e konsideroi ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si ditën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë. "Sot nis nje ardhme e re për vendin, ku do jetojë në liri të plotë", u shpreh ai. Sipas tij me anëtarësimin në NATO,Shqipëria do ndërtojë të ardhmen e tij të sigurtë. "Shqipëria do ece bashkë me venet më të fuqishme dhe të mëdha", tha Berisha. Sipas Berishës anëtarësimi në NATO mbyll një kapitull pasigurish për Shqipërinë."Ky samit që konsideroi ngjarjen më të rëndisihme anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë na bën krenarë. Sekretari i Përgjithshëm dhe liderët e tjerë uruan anëtarësimin e Shqipërisë. Një urim të veccantë e bëri edhe vetë presidenti Barak Obama", tha kryeministri. Sipas Berishës ishin reformat bënë të mundur anëtarësimin në NATO. "Asnjë komb në një periudhë kaq të shkurtër nuk ka njohur solidaritet të madh nga sa kemi njohur ne shqiptarët nga vendet mike", tha ai. Kryeministri theksoi se Shqipëria është e gatshme t'i përgjigjet të gjitha misioneve që do ndërmarrë NATO.