Meta takim te të rinjtë durrsakë, premton punësim
Qindra të rinj durrsakë kanë pritur dje me entuziazëm dhe thirrje për fitore të LSI me 28 Qershor, liderin e LSI, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi kreu i LSI,Meta shoqërohej nga Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho dhe analisti i mirënjohur Artur Zheji, si dhe drejtues të LSI në Durrës, Lefter Koka dhe Iljaz Labi. Duke përshëndetur të rinjtë për pjesëmarrjen dhe përqafimin e alternativës së LSI, Meta theksoi se është Koha për Veprim, pasi papunësia po vjen duke u rritur dhe veçanërisht papunësia për të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe nuk dinë ku të shkojnë. Meta u shpreh se është Koha për Veprim, pasi çmimet, njëlloj si premtimet boshe te Qeverisë Berisha, po vijnë gjithnjë në rritje.
Meta theksoi se pas anëtarësimit ne NATO, Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësinë. Duke folur para të rinjve durrsakë, lideri i LSI, u shpreh se Koha për Veprim nuk do të kishte kuptim pa Rininë në Veprim. Lideri i LSI ka ftuar të gjithë të rinjtë, jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin që duke u bashkuar, të mund të investojnë për punësimin e tyre, do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre. Të rinjtë në LRI nuk janë thjesht fasadë, shtoi Meta, por janë forca që na motivon, jo vetëm për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit, por për ta kthyer në investim për të ardhmen jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Më tej Kreu i LSI shtoi se Durrësi është krenar, jo vetëm për vlerat që mbart nga kultura që përfaqëson që nga lashtësia, por edhe për rininë që përfaqësoni ju. Shqipëria ka nevojë për ju dhe LSI është forca juaj që ju jep mundësinë që të bëheni pjesë e vendimmarrjeve qeverisëse pas 28 Qershorit. Lideri i LSI theksoi se është LSI që do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve, që do të mund te luftojë papunësinë dhe varfërinë. Është Koha për Veprim, tha Meta për tu ndarë jo vetëm nga njerëzit që e fusin dhe e rikthejnë vendin në krizë, por për tu ndare nga politika e 1 Prillit, nga politika qe nuk do tia dijë për shqiptarët.