E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani dhe Gjeta, kandidatët për kreun e ri të FRPDSH

Ka nisur gara për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, edhe pse zgjedhjet do të bëhen pas muajit qershor. Burime nga selia blu, bëjnë me dije se kjo garë tashmë është tepër interesante, padi kandidatët në garë janë Gerti Bogdani, i shpallur pak ditë më parë dhe Ylber Gjeta i propozuar nga baza e PD-së i cili njihet në këtë parti si një i ri me angazhim të hershëm në strukturat e Forumit Rinor të PDSH. Deri tani, emrat e njohur të PD-së nuk janë shprehur hapur se cilin prej dy kandidaturave të shpallura do të mbështesin, por e sigurt është se Ylber Gjeta ka mbështetjen e bazës së strukturës rinore të selisë blu, prej nga vjen edhe vetë. Gjeta njihet për kontributin e tij në rininë e PDSH-së. Ai ka qenë kryetar i Unionit të Pavarur Studentor dhe drejtues i grevës Studentore të vitit 1998. Kandidimi i Gjetës e bën garën për kreun e FRPDSH-së më interesante dhe e kthen atë në një betejë të ashpër duke pasur parasysh që të rinjtë demokratë do të zgjedhin një prej anëtarëve të tyre të njohur prej kohësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›