Pervjetori i Gërdecit, sjell debate në Kuvend

1 vjetori i tragjedisë së Gërdecit përplas mazhorancën dhe opozitën në punimet e seancës parlamentare të ditës së enjte. Ka qenë kryetaria e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj e cila tha se tragjeda e Gërdecit nuk ishte akisdentale sic e paraqiti kjo qeveri, por ishte tragjedi e kësaj qeverie. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i mazhorancës e cila përmes kryeparlamentares Jozefina Topalli drejtoi një pyetje publike për kreun e partisë socialiste dhe kreun e Bashkisë z.Rama, përsa ka dhënë leje ndërtimi Mihal Delijorgjit, i implikuar në tregtinë e armëve të Gërdecit. Ditën e djelë me 15 mars tragjedia e gërdecit mbush 1 vit. Partia socialiste së bashku me aleatët dhe një sërë shoqatash ka paraljmëruar protesta në kujtim të kësaj ditë. LSI-ja gjithashtu ka lajmëruar protesta nën moton Berisha ik".