E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha,inspekton punimet e rrugës Durrës-Kukës

Kryeministri Berisha do inspektojë sot punimet e rrugës Durrës-Kukës në segmentit Rrëshen Kalimash. Shefi i qeverisë do të shoqërohet gjatë inspektimit nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi si edhe nga deputeti i zonës. Burimet nga Kryeministria thanë se Berisha do të inspektojë fillimin e tunelit nga ana e fshatit Thirrë. Bashkë me kryeministrin, kanë udhëtuar edhe një grup gazetarësh. Rruga Durrës-Kukës është kthyer në një pikë të nxehtë të debatit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit akuzon ministrin e atëhershëm të Transporteve Lulëzim Basha për abuzime kolosale me fondet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›