Mima: Mandatin e ardhshëm do të punësohen 250 mijë qytetarë
TIRANE -Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Florion Mima, deklaroi të martën se në mandatin që vjen do të punësohen rreth 250 mijë qytetarë.
"Ne kemi evidentuar sektorët që përmes politikave lehtësuese të hartuara nga qeveria krijojnë vende pune", deklaroi ministri Mima në forumin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë "Perspektiva Ekonomike 2013-2017".
Mima tha se, janë identifikuar sektorët me potencialin më të madh dhe janë hartuar politikat për mbështetjen e tyre. Kreu i METE-s theksoi se gjeneratori i punësimit do të jetë sektori privat.
"Rreth 100 mijë forca pune do të punësohen në bujqësi përmes programeve mbështetëse të qeverisë", nënvizoi Mima.
Sipas tij investimet publike në infrastrukturë do të vijojnë të mbahen në ritme të larta, duke ofruar mundësinë e punësimit të rreth 50 mijë qytetarëve. Po ashtu, sipas Mimës, krijimi i kushteve të favorshme për thithjen e investimeve të huaja, të cilat u trefishuan që nga viti 2005, do të sjellin mundësinë e punësimit të qytetarëve.
"Projekti TAP dhe gazifikimi i Shqipërisë do të punësojnë direkt rreth 20 mijë qytetarë dhe indirekt 50 mijë të tjerë", tha Mima.
Një tjetër fushë që po njeh rritje dhe zhvillim është edhe teknologjia e informacionit. Ky sektor, sipas tij, në katër vitet që vijnë pritet të punësojë rreth 20 mijë qytetarë.
"Ne vijojmë të mbështesim tezën se qeveria është punëdhënësi më i keq, ndaj fokusi ynë do të jetë hartimi i politikave dhe reformave në mbështetje të sektorit privat për punësimin e qytetarëve", deklaroi ministri i Ekonomisë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)