E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli shfaqet menjëherë si pasardhëse e Berishës

Share

Jozefina Topalli ka marrë menjëherë kompetencat e drejtimit të partisë sapo Sali Berisha për shkak të një gjendje të fikëti është larguar nga salla ku po zhvillohej festa e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Duke shfrytëzuar çastin, ajo ka bërë protagonisten në përvjetorin e kësaj partie. Kryetarja e Parlamentit, dhe nënkryetare në detyrë e PD-së, ka qenë e para që ka lajmëruar të pranishmit (drejtues, deputetë dhe simpatizantë të PD-së) për gjendjen shëndetësore të shefit të partisë, duke marrë kësisoj atributin e zëvendësimit të tij. Ambiciet e zonjës Topalli për drejtimin e partisë nuk janë të panjohura për publikun, por duke pasur parasysh konfliktin që ekziston mes saj dhe një tjetër pretendenti për të qenë pasardhës i Berishës, Lulzim Bashës, veprimi i shpejtë i zonjës Topalli në darkë ka përcjellë imazhin e shfaqjes së saj si pasardhëse e Berishës në rast të largimit të tij nga PD-ja. Ajo ka tentuar të jetë bindëse për të pranishmit kur ka thënë se shëndeti i kryeministrit është përmirësuar, pasi sipas saj gjendja ka qenë pasojë e një viroze normale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›