E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letoni, gjykata i jep ok referendumit për gjuhën

Gjykata Supreme e Letonisë ka vendosur pro mbajtjes së referendumit në muajin shkurt, që do të mund ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare.

Letonishtja ka qenë e vetmja gjuhë zyrtare në këtë vend që kur ka shpallur pavarësinë nga Kremlini në vitin 1991. Por, pas 50 vjetësh si republikë sovjetike, rreth një e treta e popullsisë, prej 2 milionë banorësh konsiderohet rusisht-folëse.

Çështja e gjuhës u ngrit nga një parti opozitare pro-ruse, e cila shënoi fitore në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit të kaluar. Qeveria e qendrës së majtë në Letoni u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër projekt-ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›