E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shtyhet votimi i ligjit anti-pirateri

Ligjvënësit amerikanë kanë shtyrë për njw kohë të pacaktuar votimin e legjislacionit kundër piraterisë si rezultat i kundërshtimeve në rritje, si brenda ashtu dhe jashtë.
“Votimi i Aktit për Mbrojtjen e Pronës Intelektuale, i planifikuar për 24 janar, shtyhet”, tha kreu i shumicës në Senatin amerikan, Heri Reid.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe votimi i legjislacionit të ngjashëm “Ndalo Piraterinë Online”, për shkak të mungesës së konsensusit.

Mbështetja për këto dy ligje ka rënë ndjeshëm pas protestave të shumta online, të udhëhequra nga enciklopedia Wikipedia dhe gjiganti i internetit, Google.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Programin Dixhital, Neli Kroes, ka kritikuar nismën e SHBA-së, duke e cilësuar legjislacionin si të keq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›