E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rivali i Putin kundër censurës mediatike

Miliraderi rus, Mikhail Prokhorov deklaroi se nëse zgjidhet president i Rusisë, do të ndalojë kontrollin shtetëror të mediave. Ai publikoi programin “E ardhmja reale”, sipas të cilit, ndalohen të gjitha format e censurës dhe të kontrollit shtetëror të televizionit dhe radio-stacioneve.

Prokohorv tha gjithashtu se favorizon përmirësimin e marëdhënieve me Bashkimin Evropian, por nuk ka përmendur ato me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai do të kandidojë kundër kryeministrit aktual, Vladimir Putin, i cili gjithashtu do të garojë për postin e presidentit në zgjedhjet e 4 marsit në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›