Ami dhe Ermali ne ?Dancing with the stars?

Spektakli qe iu beri te provoni emocione ndryshe dhe mbi te gjitha sfidoi për here te pare ne ekran personazhet publike ne kërcim, pritet te rikthehet se shpejti ne ekranin e Vizion Plus e Tring Dixhital. E kemi fjalën për ?Dancing with the Stars 2?, i cili këtë sezon vjen me plot surpriza, një prej te cilave është edhe imazhi i ri i drejtuesve te spektaklit. Teksa, kane promovuar revistën e tyre te përvitshme lidhur me tendencat e nuseve gjate vitit 2011, Ami dhe Ermali, zbulojnë këtë sfide te re për çiftin simpatik te ekranit. Ne fakt, komediani dhe moderatorja tashme e ?Dancing with the Stars?, prej vitesh njihen edhe si orientues te tregut te dasmave dhe trendëve te tyre. Revista e prezantuar mbrëmjen e te enjtes, është ne edicionin e saj te dyte dhe shfaqet si një guide e mirëfilltë për çiftet qe duan te celebrojnë dashurinë e tyre, duke përfshirë jo vetëm tendencën e fustaneve e kostumeve, por edhe arredimin e ambienteve festuese.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?U-RGrWMXagQ","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}