Shoqata e biznesit ne Korce Nese CEZ slargohet protesta
Shoqata e biznesit të vogël në Rajonin e Korçës ka paralajmëruar protesta nëse kompania CEZ nuk largohet nga tregu shqiptar i energjisë. Kreu i kësaj shoqate Albert Nasto, e ka quajtur kriminal dhe të papërgjegjshëm veprimin e disa ditëve më parë të CEZ e cila ndërpreu energjinë elektrike në një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit. Sipas tij kompania CEZ jo vetëm po dëmton qytetarët por i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme bizneseve ,aktiviteti i të cilave varet nga furnizimi me energji elektrike duke i çuar ato drejt falimentimit. Shoqata e biznesit ka shprehur mbështetje për ndërhyrjen e qeverisë për normalizimin e situatës, pas ndërprerjes masive të energjisë disa ditë më pare të stacioneve të pompave dhe ujësjellsave në pjesën më të madhe të vendit.