Pranimet në universitete, detajet e reja të formularit A2
Më shumë mundësi për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike të vendit. Specialistët e arsimit bëjnë të ditur se këtë vit pritet të ndryshojë edhe formulari A2, ku listohen preferencat për pranimet në universitete. Sipas tyre, në formularin A2, nga viti në vit, është një listë e gjatë degësh që shtohet në drejtimin e studimit, çka do të thotë më shumë shanse për të vijuar shkollën e lartë. Specialistët e arsimit shpjegojnë se në vitet e para, lista e degëve në formularin A2 ka qenë jo më shumë se 170, por me kalimin e kohës, me vendim të Këshillit të Ministrave, hapen degë të reja nëpër fakultete të ndryshme dhe këtë vit mund të shtohen edhe disa të tjera. Kështu, një vit më parë, në formularin A2 kanë qenë të listuara plot 264 programe studimi, ndërkohë që Maturën 2009 kanë qenë 215 të tilla. Megjithëse këtë vit gara e pranimeve pritet të jetë më e fortë, pasi vetë kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj ka bërë të ditur se do të ashpërsohen rregullat për kopjet e maturantëve, për të pasur një proces të rreptë e transparent. Sipas ministrit të Arsimit, do të zbatohen plotësisht të gjitha rregullat, për të shmangur kopjet gjatë testimeve. Për këtë arsye, përpos plotësimit të të drejtave të maturantëve, për transparencë në procesin e Maturës, MASH ka ashpërsuar së tepërmi penalizimet për ata që do të kopjojnë. Për herë të parë këtë vit, nëse një maturant do të përjashtohet nga provimi për kopjim, do të humbasë jo vetëm atë provim, por dhe të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sezonin e këtij viti. Këto provime mund të jepen vetëm vitin e ardhshëm shkollor. Po ashtu, për Maturën 2011, duke marrë shkas edhe nga kontestimet e maturantëve jo vetëm për pikët, por edhe për preferencat e zgjedhur nga vetë ata, MASH ka vendosur që pas plotësimit, çdo formulari do t’i bëhet një fotokopje e cila do të ruhet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të procesit të Maturës. Gjithashtu, sipas specialistëve të arsimit është mirë që edhe vetë maturantët të ruajnë një kopje të formularit A2, deri në mbyllje të procesit, për një ballafaqim të mundshëm, nëse do jetë e domosdoshme. Sipas rregullave të Maturës 2011, kandidati ka të drejtë të kërkojë edhe fotokopjen e testit të tij, pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar Komisionit të Maturës Shtetërore pranë çdo drejtorie arsimore. Me të dalë të katër rezultatet e provimeve, maturantët, në bazë të informacioneve që ju janë vënë në dispozicion, duhet të marrin vendimet më të mira për të ardhmen e tyre, që do t’i pasqyrojnë me plotësimin e formularit A2. Maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike të vendit, pasi janë njohur me të gjitha rezultatet e provimeve të Maturës, duhet të plotësojnë formularin A2, si dhe ta dorëzojnë atë në Komisionin Shkollor të Maturës brenda datës 30 korrik. Formulari A2 është i personalizuar me notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit, të shpallura nga institucionet e arsimit të lartë publik. Formularin A2 kanë të drejtë ta plotësojnë vetëm maturantët kalues në të gjitha provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.
UNIVERSITETI I TIRANËS
48 programe studimi
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
18 programe studimi
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
20 programe studimi
UNIVERSITETI I KORÇËS
23 programe studimi
UNIVERSITETI I ELBASANIT
25 programe studimi
UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
16 programe studimi
UNIVERSITETI I SHKODRËS
24 programe studimi
UNIVERSITETI I VLORËS
28 programe studimi
UNIVERSITETI I DURRËSIT
33 programe studimi
AKADEMIA E ARTEVE
27 programe studimi
UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
2 programe studimi
Programet e studimit të IAL Publike, deri në vitin akademik 2009 - 2010, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë:
UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti Histori-Filologji
Histori
Gjeografi
Gjuhë-Letërsi
Gazetari
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Biologji
Matematikë
Fizikë
Informatikë
Kimi
Kimi Ushqimore
Kimi Industriale
Inxhinieri Matematike dhe Informatike
Bioteknologji
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë angleze
Gjuhë angleze (Filiali Sarandë)
Gjuhë angleze (Filiali Kukës)
Gjuhë frënge
Gjuhë gjermane
Gjuhë italiane
Gjuhë greke
Gjuhë turke
Gjuhë ruse
Gjuhë spanjolle
Fakulteti i Shkencave Sociale
Psikologji
Punë Sociale
Filozofi
Sociologji
Shkenca Politike
Administrim dhe Politikë sociale
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim-Biznes
Ekonomiks
Financë
Informatikë Ekonomike
Administrim-Biznes (Filiali Kukës)
Administrim-Biznes (Turizëm), Filiali Sarandë)
Fakulteti i Mjekësisë
Mjekësi e Përgjithshme
Farmaci
Stomatologji
Shëndeti Publik
Fakulteti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme
Infermieri e Përgjithshme(Filiali Kukës)
Mami
Teknik i Lartë Laboratori
Fizioterapi
Logopedi
Imazheri
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Fakulteti i Ekonomisë dhe i Agrobiznesit
Drejtim i Fermave dhe i Agrobiznesit
Drejtim i Fermave dhe i Agrobiznesit (Filiali Lushnjë)
Ekonomi dhe Politike Agrare
Financë-Kontabilitet
Financë-Kontabilitet(Filiali Lushnjë)
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Mbrojtje Bimësh
Hortikulturë
Hortikulturë (Filiali Lushnjë)
Prodhim Bimor
Zootekni dhe Biznes Blegtoral
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi
Inxhinieri Agromjedisi dhe Ekologji
Inxhinieri Agrare - Agromekanizim
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit
Teknologji Agroushqimore
Vreshtari – Enologji
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Inxhinieri Pyjesh
Inxhinieri Përpunim Druri
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Mjekësi Veterinare
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Inxhinieri Ndërtimi
Inxhinieri Hidroteknike
Inxhinieri Mjedisi
Arkitekturë
Inxhinieri Gjeodet
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë)
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)
Inxhinieri Mekatronike
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Inxhinieri Fizike
Inxhinieri Matematike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike
Inxhinieri Tekstile dhe Mode
Inxhinieri Materiale
Fakulteti Gjeologji – Miniera
Inxhinieri ne Shkencat e Tokës
Inxhinieri Gjeoinformatike
Inxhinieri e Gjeoburimeve
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Inxhinieri Elektronike
Inxhinieri Informatike
Inxhinieri Telekomunikacioni
UNIVERSITETI I KORÇËS “Fan S. Noli”
Fakulteti i Mësuesisë
Cikli i Ulët
Cikli i Ulet Parashkollor
Gjuhë angleze
Filozofi – Sociologji
Matematikë-Fizikë
Matematikë-Informatikë
Gjuhë-Letërsi
Gjuhë- Letërsi shqipe dhe frënge
Fakulteti i Ekonomisë
Marketing
Menaxhim
Turizëm
Turizëm, filiali Pogradec
Financë
Fakulteti i Bujqësisë
Agrobiznes
Hortikulturë
Agroushqim (Inxhinieri Agronomike)
Teknologji e Prodhimit Bimor
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme
Mami (Infermier)
UNIVERSITETI I ELBASANIT “Aleksandër Xhuvani”
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë shqipe - Letërsi
Histori - Gjeografi
Gjuhë angleze
Gjuhë gjermane
Gjuhë frënge
Gjuhë italiane
Gazetari
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Biologji- Kimi
Matematikë-Fizikë
Teknologjitë e Informacionit
Infermieri e Përgjithshme
Infermieri - Mami
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët
Cikli i Ulët Parashkollor
Edukatë Qytetare
Punonjës Social
Filozofi-Sociologji
Psikologji
Edukim Fizik dhe Sporte
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim-Biznes
Financë-Kontabilitet
Ekonomia dhe E drejta
UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS “Eqrem Çabej”
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Histori - Gjeografi
Gjuhë -Letërsi shqipe
Administrim-Publik
Turizëm
Kontabilitet - Financë
Gjuhë angleze
Gjuhë italiane
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek
Cikli i Ulët
Cikli i Ulët Parashkollor
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë-Fizikë
Matematikë-Informatikë
Biologji-Kimi
Infermieri
UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi”
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë – Letërsi
Histori
Gjeografi
Gazetari dhe Komunikim
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Matematikë
Fizikë
Biologji-Kimi
Informatikë
Infermieri e përgjithshme
Infermieri (Mami)
Infermieri (Fizioterapi)
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim-Biznes
Financë-Kontabilitet
Turizëm
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Anglistikë
Italianistikë
Gjermanistikë
Frëngjisht
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët
Cikli i Ulet Parashkollor
Psikologji
Punë Sociale
Edukim Fizik e Sporte
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi
UNIVERSITETI I VLORËS “Ismail Qemali”
Fakulteti i Edukimit
Cikli i Ulët
Cikli i Ulët Parashkollor
Biologji
Kimi
Pedagogji e Specializuar
Gjuhë - Letërsi
Gjuhë angleze
Gjuhë italiane
Fakulteti i Ekonomisë dhe i Drejtësisë
Drejtësi
Administrim- Biznes
Menaxhim Turizmi
Ekonomiks
Financë
Fakulteti i Shkencave Teknike
Inxhinieri Navigacioni
Inxhinieri Mekanike
Teknologji informacioni
Matematikë
Fizikë
Informatikë
Inxhinieri Elektrike
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e përgjithshme
UNIVERSITETI I DURRËSIT “Aleksandër Moisiu”
Fakulteti i Ekonomisë dhe i Administrimit
Shkenca të Administrimit
Menaxhim-Turizmi
Fakulteti i Edukimit
Gjuhë angleze
Cikli i Ulët
Ekspert në Proceset Formimi
Shkolla e Lartë Profesionale 2-vjeçare
Drejtësi (Asistent ligjor)
Shkenca të Administrimit (Asistent Administrativ)
Infermieri e përgjithshme ( 3-vjeçare)
Ndihmes Dentist
Informatikë (Specialist Rrjetash Kompjuterike)
Menaxhim Ndërtimi
Shkenca të Administrimit (Menaxhim Transporti, detar/ tokësor)
Mekanike (Teknologji Automobilash)
Programet e studimit, Filiali Peshkopi
Shkenca të Administrimit (profil Financë-Kontabilitet)
Shkenca të Administrimit (profil Financë-Bankë)
Shkenca të Administrimit (profil Menaxhim-Marketing)
Shkenca të Administrimit (profil Administrim-Biznesi)
Fakulteti i Edukimit
Informatikë- Anglisht
Gjuhë-Letërsi - Anglisht
Matematikë - Fizikë
Matematikë - Informatikë
Biologji - Kimi
Psikologji - Sociologji
Ekspert në Proceset e formimit
Shkolla e Lartë Profesionale
Drejtësi (profil Asistent ligjor)
Infermieri e përgjithshme (3-vjeçare)
Informatikë (profil specialist Rrjetash kompjuterike)
AKADEMIA E ARTEVE
Fakulteti i Artit Skenik
Regji filmi dhe TV
Aktrim
Regji
Skenografi -Kostumografi
Koreografi
Fakulteti i Artit Figurativ
Pikturë
Skulpturë
Fakulteti i Muzikës
Muzikologji
Kompozim
Dirigjim
Piano
Violinë
Violoncel
Violë
Kitarë
Kontrabas
Flaut
Oboe
Klarinetë
Fagot
Korno
Trombë
Trombonë
Bastub
Këngëtar
Pedagogji Muzikore
Fizarmonikë Klasike
UNIVERSITETI I SPORTEVE
Edukim Fizik dhe Sporte