"Berlini pa mure"
Arben Muka
INTERVISTA/ Diplomati dhe publicisti Jorgji Kote, flet ne nje interviste me radion Deutsche Welle per 20-vjetorin e renies se Murit te Berlinit. Kote ndalet edhe ne librin e tij me te fundit, "Berlini pa mure", pjese te te cilit u publikuan enkas te "Koha Jone", tre ditet e meparshme. Libri eshte nje retrospektive e ngjarjeve, mbresave dhe reflektimeve per renien e "Perdes se Hekurt". Kote, ne fokus te botimit te tij dhe dinamiken e marredhenieve mes dy vendeve, protagonistet dhe etapat e ketij bashkepunimi
Si e keni perjetuar renien e murit te Berlinit?
Ate mbremje nentori ndodheshim ne shtepi dhe nepermjet kanaleve televizive e pame ate qe ndodhte ne Berlin. E shikonte gjithe bota qe hapeshin portat e Branderburgut, ku gjermano-lindoret bashkoheshin me shoket, miqte, vellezerit, te afermit ne pjesen perendimore. Eshte e pamundur qe te pershkruaj entuziazmin, mallengjimin ne ato momente kur shikoje njerez qe perqafoheshin duke qare e duke shtrenguar duart. Vertet eshte nje gje e papershkrueshme.
Sa ndikoi kjo ngjarje ne zhvillimet e mepasme ne Shqiperi?
Ndikimi i saj ishte epokal. Pavaresisht ashpersise se diktatures ne Shqiperi, si vendi me i izoluar. Nuk vonoi shume dhe sic dihet pas nje viti megjithe rezistencen e madhe te nomenklatures te asaj kohe erdhi nentori i vitit 1990. Kur filloi levizja e madhe studentore, u krijua partia e pare opozitare, u prezantua pra pluralizmi politik ne Shqiperi.
Dhe 20 vjet pas renies se murit te Berlinit ju vini para lexuesve shqiptare me librin "Berlini pa mure". Cila eshte permbajtja e tij?
Eshte e vertete, e kam si nje dhurate modeste ne kuader te ketij pervjetori te madh. ka ngjarje, mbresa reflektime, Jo thjesht vetem te miat, por dhe te mjaft qytetareve te tjere si une. Mbi Berlinin, mbi historine e tij. Kryesisht trajtohet historia e ngritjes se murit, strategjive per rrezimin e tij dhe permbysja e murit te Berlinit. Por une kam tentuar qe nepermjet kritikave, opinioneve dhe analizave te mia dhe mjaft eksperteve gjermane e nderkombetare qe te shkoje me gjere se kaq. Se muri i Berlinit. Nuk u ngrit ne nje vit. Ai ka disa shkaqe dhe disa arsye qe shkojne deri ne kohen e Bismarkut, tek Lufta e Pare Boterore, tek Lufta e Dyte Boterore deri sa ra muri. Gjithashtu ne kete liber i kam kushtuar vemendje dhe marredhenieve gjermano shqiptare, aspekteve njerezore, nepermjet nje galerie personazhesh politike gjermane, te cilet kane kontribuar shume per miqesine shqiptaro-gjermane. Ashtu si kunder dhe perfaqesues te medias, te biznesit, te kontakteve kulturore etj. Per te gjitha ato personalitete gjermane, por dhe per rinine shqiptare, per levizjen e dhjetorit ne Shqiperi, per ish te perndjekurit e te persekutuarit politike, te cilet kontribuuan ne renien e mureve dhe te bunkerpolitikes shqiptare.