E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kisha ndjenjen se edhe ne Shqiperi po ndryshonte dicka"

Albanologia sllovake Suzana Finger jo vetem qe ka pasur rastin ta perjetoje nga afer castin historik te bashkimit te Gjermanise, por edhe te parandiente ndryshimet qe do te vinin me vone ne Evropen lindore e Shqiperi

Anila Shuka

"Ura Oberbaumbrücke mbi lumin Spree ne lagjen tone ne Kreuzberg ishte gjithmone e mbyllur, ure pa njerez, d.m.th. dicka e vdekur", - rrefen Suzana Finger, e cila ne vitin 1983 pati fatin te martohej me nje gjermano-perendimor dhe ta perjetonte diten e 9 nentorit te vitit 1989 nga ana perendimore. "Ne ate mbremje dhe te nesermen ura ka qene plot me njerez. Nuk e kisha pare uren kurre ne ate gjendje. Njerezit leviznin shume ngadale dhe prisnin me durim te kalonin uren ne drejtim te perendimit. Dhe te gjithe pa perjashtim kane qene shume te lumtur. Ata qe ishin ne perendim kane qare prej lumturise", thote Finger, duke folur me radion DW.

Muri ra!

Pak ore me pare zedhenesi i atehershem i RDGJ-se, Guenter Schabowski, kishte bere te ditur ne nje konference shtypi per nje vendim te Byrose Politike: "per te hartuar nje ligj qe cdo qytetari te RDGJ-se i jep mundesine te dale nga vendi permes cdo pike kufitare te RDGJ-se".

Qytetaret e RDGJ-se nuk priten me dhe qysh ate dite u nisen ne drejtim te pikave kufitare, urave te lumit Spree. Suzana Finger, e cila asokohe jetonte vetem disa hapa larg murit, ne lagjen Kreuzberg, donte ta perjetonte nga afer kete moment: "Kur shkuam tek muri afer lumit Spree, ishte dicka shume e bukur. Sepse ne ate moment ndryshoi jeta, dhe ndryshoi ne menyre paqesore. Ishte shume festive, sepse historia u ndal. Ne e ndjenim qe do te ndryshonte dicka, por mendonim se do te zgjaste disa vite", - kujton ajo.

Balkanologia me origjine sllovake e kishte ndjere kete "ere ndryshimesh", te flasim me gjuhen e rokereve gjermane, Scorpions, edhe ne Shqiperi, te cilen e kishte vizituar dy muaj para se te ndodhte revolucioni paqesor ne Gjermani, megjithese regjimi shqiptar ende nuk i lejonte kontaktet e drejtperdrejta me te huajt: "Ne Shqiperi kam qene per here te pare ne vitin 1988. Kur shkova pas nje viti, pata ndjenjen se edhe aty dicka po ndryshonte. Shenja e pare e ndryshimeve ishte kureshtja qe kishin njerezit ndaj te huajve, dhe fakti qe ishin me te guximshem te kembenin disa fjale me ne ne rruge dhe te shfaqnin miqesine," thote ajo me tej. Mbas renies se murit asaj do t'i vinin shume letra nga Shqiperia, qe permbanin shpresen, se ky ndryshim i pabesueshem ne Gjermani do te mund te sillte edhe ne Shqiperi ndonje ndryshim qe deri atehere konsiderohej i pamundur.

Suzana Finger jeton tani ne Mynih, larg Berlinit, por i ndjek zhvillimet ne ish-Gjermanine Lindore. Ajo shikon pas ne 20 vjetet e fundit dhe arrin ne perfundimin: "Une jam shume e lumtur qe Gjermania u bashkua, qe edhe ne Gjermanine Lindor ka ardhur demokracia, liria, por e di se ka shume probleme te pazgjidhura. Liria dhurohet njehere, por per lirine dhe demokracine duhet te luftohet cdo dite."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›